Zjarrfikësit që ishin në shërbim natën e Vitit të Ri shprehën gatishmërinë për të ndihmuar çdo individ në raste incidentesh si dhe treguan planin e punës që ndjekin në natën festive.
"Atmosfera në punë është shumë mirë, jemi vigjilentë dhe të gatshëm për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve", shprehet një nga zjarrfikësit. "Nuk flasim për fatkeqësi, por incidente të vogla të kalojnë me mbështjent tonë", thotë një tjetër punonjës i shërbimit zjarrfikës.
Zjarrfikësit tregojnë për Report Tv ndjesitë e kalimit të festës në punë dhe jo pranë njerëzve të tyre më të dashur. "Çdo njeri do të donte t'i kalonte orë festive pranë familjes, por ndodh edhe kështu, duhet të në gatishmëri në shërbim të qytetarëve. Të gjithë janë mësuar që natën e ndërrimi të viteve të jenë pranë familjes, ndërsa ne na ndodhi që të jemi në shërbim të qytetarëve", thotë zjarrfikësi.
Zjarrfikësit kanë qenë të gatshëm në çdo moment, në pritje të telefonatave, mirëpo nata e ndërrimit të viteve ka kaluar pa shënuar incidente të rënda në Tiranë.

VIDEO








