Një studim i zhvilluar nga Terra World Analitic për muajin dhjetor me objekt studimi shikueshmërinë në YouTube të 28 kanaleve kryesore të mediave dhe portaleve shqiptare dhe në Kosovë, e ka renditur Report Tv në vendin e 5-të.
Për 30 ditët e muajit të fundit të vitit 2025, Report Tv numëron 14.634.252 klikime në kanalin You Tube.
Drejtuesi i Terra World Analitic Blerim Gjeladini, në një lidhje direkte për Report Tv, sqaron se janë analizuar mbi 64 mijë video të publikuara në You Tube për muajin dhjetor dhe renditja është bërë në bazë të shikueshmërisë totale për kanal gjatë periudhës 1–31 Dhjetor 2025, dhe jo në numrin e subscriberave apo në shikimet historike të kanalit.
Kjo metodë mat performancën reale të përmbajtjes së prodhuar në atë periudhë, jo popullaritetin e përgjithshëm të kanalit.
“Raporti është 30 ditor i muajit 10 për vitin 2025. Raporti në fjalë ne e kemi marrë si të dhënat nga You Tube për totalin e emisioneve ose publikimeve në kanaleve, konkretisht 28 kanale që janë matur dhe janë mbi 64 mijë video për muajin dhjetor dhe i renditur sipas shikueshmërisë totale për kanal. Ne matim të dhënat publike.
Deri në datën 20 dhjetor ka dominuar politika pastaj është futur Big Brother që ka marrë pjesën e madhe të shikueshmërisë, pastaj është dhe SPAK. Ngjarjet në varësi të ndryshme politikë, sport. Tërheqin shumë dhe reportazhet për gjëra të ndryshme si nëpër fshatra apo rrethe.
Në Kosovë kemi bërë matje komplekse në zgjedhjet e 28 dhjetorit duke organizuar sondazhe në Viber e Ëhatsapp. Në Kosovë kemi bërë dhe matje gjatë fushatës elektorale duke matur IQ digjitale të partive politike në Kosovë. Kemi matur 5 segmente dhe na kanë dhënë një indicie që sa më e digjitalizuar të jetë një parti politike, ose një fushatë, marrin më shumë vota sepse ndërtojnë një narrativë që iu shkon drejtpërdrejt votueseve dhe u jep përgjigje pyetjeve në rrjete sociale. Dhe Kosova dhe Shqipëria në përdorimin e mediave sociale në kohën e fushatave elektorale janë lider për Evropën”, thaq Gjeladini.
Komente












