Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore.
Siç rezulton nga dokumentet e siguruara nga Report TV, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe kompensim për qiratë e tyre në kryeqytet, apo edhe për kuponët me të cilët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike.
Për këtë dokument kanë aplikuar 10 deputetë të rinj sipas kësaj liste, por kuponin prej 75 eurosh e kanë blerë me lekët e Kuvendit, dhe jo me të tyret, edhe pse pagat për ta variojnë nga 3000-3500 euro.
Por kompensimi për pasaportat diplomatike nuk është i vetmi që është kërkuar nga deputetët. Të dhënat e siguruara nga Report TV pranë Kuvendit të Shqipërisë, tregojnë se 13 prej tyre paguajnë qiranë me para publike.
Mes emrave bie në sy kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe deputetja e shumëpërfolur socialiste Zegjine Çaushi.
Paga bazë e deputetëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në 2 250 euro neto. Krahas pagës, ata përfitojnë edhe pagesa shtesë për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, 170 euro në muaj për shpenzimet e telefonisë, 300–400 euro për karburant, si dhe kompensime për dietat e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.
Të dhënat e siguruara nga Report TV tregojnë se, vetëm gjatë muajit tetor dhe pa përfshirë pagat, shpenzimet për karburantin e deputetëve arritën në 44 mijë euro, ato për telefoninë në 19 mijë euro, dietat në 139 mijë euro, qiratë në 4 mijë euro, ndërsa pasaportat diplomatike kushtuan 750 euro.





Komente













Pensionistët me 10000 lek,duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet e muajt,kurse kētyre deputetëve tan,170€ i duhen vetēm për tel,duhet ti paguajmë edhe parat e pashaportës diplomatike.Këta nuk kan as turp,nga K.ministri e me radhë...
PërgjigjuZegjineja eshte per Pasaporte diplomatike veterinare
PërgjigjuDhe mos harroni o Popull te votoni! Se keta ju thone eshte e drejte kushtetuese te na zgjidhni qe ju te punoni. 170 Euro per celular? Po ku ka pakete sot me kete vlere mujore? A ka nevoje Shqiperia per 144 deputete kur Italia me 70 milion banore nga 380 Deputete? Kur duhet te votosh: Kur Shqiperia te perfaqesohet nga jo me shume se 50 deputete; kur rroga e deputetit te jete jo me shume se 150,000 leke sepse vetem eshte sherbetor i popullit ne letra dhe emertim; kur femijet e deputeteve te ndalohen me ligj te studiojne jashte shtetit, kur deputetet dhe familjet e tyre te ndalohen me ligj te kurohen ne spitalet jashte shtetit dhe kur nje deputet te mos lejohet te kete nje makine me te shtrenjte se 20,000 Euro dhe apartament me shume se 120 m2. Edhe dicka: Pensioni te jete = me perllogaritjet e popullit dhe jo te dalin me 200,000 leke te reja pension.
PërgjigjuSa turp për deputetët e rinj të Fierit!!! Kiduina, Caushi, Erjoo!!! E tmerrshme. Edhe rimbursim për kupona pasaporte?! Qira në Tiranë? Po pse more deri dje a nuk jetonit në Tiranë ju? Apo t'i biem me top tani se janë paratë e taksapaguesve. Turp, turp , turp! E ç'kontrata telefoni paskan të gjithë deputetët 170 mijë të vjetra në muaj????
Përgjigjuishalla ka xot se ua rregullon ai
PërgjigjuPeshku qelbet nga kona, thote popullit, por nuk ia var kush.
PërgjigjuKëta jan skllavopronarët që i zgjedhim me dashje,apo pa dashje vet ne. Skllevrit
PërgjigjuNga të gjitha rimbursimet që përfitojnë këta, unë nuk arrij të kuptoj telefonin. Si ka mundësi që të paguhet një faturë telefoni aq e lartë..?! Një kontratë e thjeshtë për qytetarët me minuta, sms dhe internet pa limit max mund të kushtojë 50-60€ në muaj. Pse për deputetët jepet 170€?! Vetëm me një llogari të thjeshtë kursehen 120€ në muaj për çdo deputet. E shumëzuar kjo me 140 deputetë që ka parlamenti bëjnë 16800€ në muaj që kursehen. Herë 12 muaj, në vit kursehen 201600€. Dmth vetëm me ndryshimin e kontratës së telefonit kursehen të paktëm 200 mijë euro në vit të cilat mund të shpenzohen kudo, qoftë edhe për pensione. Shkurt në Shqipëri vidhet me ligj. Përfytyroni sa mund të vidhet pa ligj. P. S. Uroj që ky mesazhi im të kalojë në sytë e Ramës.
Përgjigjushokut tim i takon rimbursimi se ka dhene shume per percimin e kultures evropiane ne zonen e krujes
PërgjigjuZeqineja eshte fiks per pasaporte diplomatike!
Përgjigjupo pse ckujtuat, rrembe cte rrembesh ka vajtur kjo pune
PërgjigjuKjo eshte per te ven duart ne koke. Dhe themi pse ikin shqiptaret nga Albania nga syte kembet!! Ironia therese e sistemit kapitalist ne Albania! Mbushesh me mellef per kete mut vend!! Ne djall vafshin monstrat qe votojme!!!!
PërgjigjuKeta kane kapur shtetin se keta plera nuk i voton kush!