Report Tv siguron draftin/ Kreu i policisë, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve zgjidhen me konkurs! Përgjysmohet koha e qëndrimit në komisariat pas shoqërimit

Jo vetëm krerët e institucioneve kryesore të policisë si drejtori i Përgjithshëm, shefi i Gardës apo kreu i AMP, por edhe drejtorët e qarkut dhe shefat e komisariateve do të zgjidhen me konkurrim, një praktikë që bëhet për herë të parë.

Në draftin me ndryshimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, të siguruar nga Report Tv, thuhet se për kandidaturat do të verifikohen përmes komisioneve të posaçme.

Sa i përket kryepolicit me ndryshimet e reja ligjore që janë ende në konsultim ekspertësh, emri i tij do të veçohet në bazë të verifikimeve të një komisioni të veçantë që krijohet enkas me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe pas filtrit, emri që plotëson kriteret më të mira i kalon ministrit, i cili më pas ia pas ia kalon Këshillit të Ministrave për emërim.

Me ndryshimet e reja, ministrit të Brendshëm i shtohen kompetencat mbi policinë, pasi do të ketë detyrë të ushtrojë kontroll administrativ, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Një tjetër ndryshim që është parë i arsyeshëm të bëhet është edhe koha e qëndrimit në komisariat gjatë ndalimit të përkohshëm policor apo shoqërimit, e cila do të jetë maksimalisht 5 orë dhe jo 10 orë sa ka qenë në ligjin e vjetër. Kjo bëhet për kufizimin në maksimum të rasteve të abuzimit të mundshëm me të shoqëruarin. Brenda afatit kohor prej 5 orësh, policia do të ketë për detyrë të përfundoj verifikimin dhe nëse nuk arsyetohet arrestimi, duhet liruar.

Në ndryshim nga praktika e mëparshme, gradat e rolit zbatues janë reduktuar vetëm në një gradë funksionale “Inspektor” me qëllim rritjen e fleksibilitetit për menaxhimin e punonjësve të këtij roli sipas nevojave operacionale të Policisë së Shtetit dhe nuk do të jenë më të ndarë në tre nivele “Inspektor”, “Inspektor i Dytë” apo “Inspektor i Parë”. Trajtimi financiar i tyre, megjithatë, do të jetë i diferencuar bazuar në vjetërsinë në punë dhe funksionit përkatës brenda kësaj grade. Ndërkohë, të gjithë ata që duan të rriten në gradë, nga “Nënkomisar”, në mënyrë rendore deri te gradat “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” dhe “Drejtues i parë”, duhet të kenë përkatësisht nga 4 vjet eksperiencë, në mënyrë që të konkurrojnë për gradën pasardhëse, me disa ndryshime nga ligji i vjetër, i cili në rastin e “Kryekomisar” në “Drejtues” kërkonte 5 vjet eksperiencë.

Ligji i ri rikoncepton organizimin, duke fuqizuar departamentet në Drejtori të Përgjithshme, njëlloj si modeli i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, i testuar më herët, konsideruar më efektiv në kuadër të organizimit strukturor.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim