Report Tv siguron pamjet e vrasjes për banesën në Korçë, momenti kur 61 vjeçari ekzekuton me 4 plumba Emiljano Pinen, më pas vret veten

Report Tv siguron pamjet e vrasjes për banesën në Korçë, momenti kur 61 vjeçari ekzekuton me 4 plumba Emiljano Pinen, më pas vret veten

Momenti kur Ilio Lluka qëllon Emiljano Pinen

Report Tv ka siguruar videon e ngjarjes tragjike të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë ku pas konfliktit për banesën, Ilio Lluka qëlloi për vdekje Emiljano Pinen dhe më pas vrau veten, por për shkak të përmbajtjes së rëndë, është vendosur që pamjet të mos transmetohen.  

Kur ora shënon 20:56, në video duket Emiljano Pine i cili hipën në trotuar dhe flet me dikë. Në këtë moment vjen autori nxjerr pistoletën nga xhepi, i afrohet dhe qëllon 2 herë drejt tij. Viktima bie në kokë, ndërkohë autori afrohet dhe më shumë dhe e qëllon edhe 2 herë të tjera. Pastaj drejton pistoletën e vret veten.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, një kalimtar ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes, pa arritur të bëjë asgjë për ta parandaluar për shkak të skenarit të mirëmenduar nga autori Ilio Lluka.

Babai i autorit ka jetuar 4 vjet në familjen e viktimës, e ëma e tij është kujdesur për të pasi ka qenë me probleme shëndetësore dhe nga pleqëria. Plaku ka vdekur para 1 viti dhe i ka lënë një pronë familjes që e ka mbajtur. Djali i tij që jeton në Greqi e ka marr vesh dhe dje është kthyer dhe e ka qëlluar pasi nuk ka qenë dakord që pronen e babait ta marrin ato që janë kujdesur për 4 vjet.

Emiljano Pine i cili njihej edhe me identitetin Jorgo Prifti për shkak të plagëve të rënda, humbi jetën gjatë rrugës për në spital 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?