Report Tv siguron pamjet, ja si u
godit militanti i LSI në 25 qersho

Report Tv siguron pamjet, ja si u<br />godit militanti i LSI në 25 qersho
Report TV siguron videon e incidentit që ndodhi ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit në Shëngjin të Lezhës, ku u dhunua militanti i LSI-së, Florian Dushku, pranë qendrës së votimit.
 
Lidhur me këtë ngjarje policia e Lezhës ka shpallur prej 25 qershorit në kërkim tre persona, Samuel Ndokën, Damian Ndokën dhe Gentian Markun.
 
Samuel dhe Danjan Ndoka janë të afërt të ish- deputetit të PS, Arben Ndoka.
 
Pamje janë filmuar nga një kamera sigurie e një biznesi aty pranë, ku Florian Dushku, personi i veshur me këmishë të bardhë është duke qëndruar në këmbë kur në drejtim të tij vijnë agresorët.
 
Ata e godasin direkt me grushte, ndërsa përleshja merr të tjera përmasa pasi përfshihen disa persona, për t’i ndarë palët.
 
Autorët kanë edhe pistoletë dhe me qytën e saj godasin Florian Dushkun, eksponent i LSI-së, ndërkohë që qëllojnë edhe në ajër.
 
Përleshja zgjat disa minuta, ndërsa më pas agresorët largohen në drejtim të rrugës ku kanë parkuar makinën.
 
Policia në vendin e ngjarjes gjeti edhe gëzhoja të cilat i sekuestroi, ndërsa ende nuk ka rënë në gjurmët e agresorëve.
 
 Ditën e zgjedhjeve drejt vendit të ngjarjes u nis edhe Presidenti aktual Ilir Meta, i cili akuzoi si përgjegjës të këtij incidenti, Edi Ramën, pasi sipas tij, ka nxitur bandat kriminale në Lezhë.
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'