Report Tv siguron videon! Momenti i ekzekutimit të Delon Troqes në Vlorë, qëllohet me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje

Report Tv ka siguruar pamjet nga ekzekutimi i Delon Troqes pak javë më parë në Vlorë para biznesit të tij në Vlorë.

Siç shihet nga pamjet një makine kalon me shpejtësi të ulët para servisit të tij dhe dikush qëllon me breshëri plumbash në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Më pas autorët u larguan me makinën tip Audi me targa të vjedhura në drejtim të lagjes 10 korriku dhe më pas drejt zonës së Sherishtës së Vlorës, ku dhe dogjën mjetin. Mjeti u dogj plotësisht ndërsa brenda tij u gjetën edhe 2 armë tip kallashnikov. Ngjarja është ende e pazabardhur dhe ende pa asnjë autor.

Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, u ekzekutua para derës së biznesit së mbrëmjen e 21 majit, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja u qëllua mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi nga dy persona, ndërsa një plumb që e ka prekur në kokë dyshohet të ketë qenë fatal për të. 

Troqe ishte pronar i një servisi makinash në lagjen 'Pavarësia', ndërsa më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turiste me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit.

1622644692_1621627731delontroqe.jpg

Delon Troqe

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim