Report Tv ka siguruar pamjet që tregojnë momentin kur efektivi 20-vjeçar i policisë së Durrësit Mariglen Allka është përplasur nga një makinë kur po kalonte tek vijat e bardha para godinës së Drejtorisë së Policisë së Durrësit mbrëmjen e djeshme.

Në pamje shihet efektivi që kalon me kujdes njërën korsi te vijat e bardha, por nga krahu tjetër vjen makina me shpejtësi të lartë që drejtohej nga Antonio Frroku. Efektivi e shikon që disa metra larg makinën që po vinte me shpejtësi dhe përpiqet të largohet por ajo e përplas duke e spostuar disa metra në ajër. Aksidenti ka ndodhur në rreth orës 18:35 në lagjen nr.8.

Efektivi Allka është nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Durrësit jashtë rrezikut përjetën, ndërsa shoferi Frroku i cili rezultoi në gjendje të dehur teksa drejtonte makinën në dëshminë e tij për t'u justifikuar ka thënë se po e drejtonte mjetin me shpejtësi për shkak se po transportonte me urgjencë në spital një të afërmin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Durrës/ Përplasi policin në vijat e bardha, zbardhet dëshmia e shoferit

Durrës - Shoferi i automjetit i cili përplasi efektivin 20-vjeçar të policisë, Mariglen Allkën, teksa kalonte vijat e bardha para Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, ditën e djeshme, ka dhënë sqarimet e para mbi arsyen e tejkalimit të shpejtësisë.

Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku, ka bërë me dije se shoferi i identifikuar si Antonio Frroku, 30 vjeç, është shprehur se arsyeja e drejtimit të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, ka qenë se po transportonte me urgjencë në spital një të afërmin e tij.

“Po i jepja makinës me shpejtësi për shkak se po çoja një njeriun tim n spital për ndihmë mjekësore”,- është shprehur Frroku.

Po ashtu, duhet theksuar fakti që gjatë arrestimit shoferi 30-vjeçar rezultoi të ishte i dehur në masën 40%.

Polici 20-vjeçar prej mbrëmjes së djeshme ka qenë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por përplasja nga automjeti ka qenë e fortë duke i shkaktuar thyerje të legenit dhe si rrjedhojë i duhet të kalojë disa kohë në regjimin e allçisë.

Për të ngushëlluar efektivin dhe për siguruar se ligji do të zbatohet me përpikmëri, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar në ambientet e spitali, policin Allka.

Gjatë vizitës së tij, Balla nënvizoi se do rritet ndëshkueshmëria ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe shtoi se do të propozohet paketë ligjore e cila parashikohet të godasë rreptë drejtuesit e automjeteve të çfarëdoshme që shkelin Kodin Rrugor në perimetrin e sigurisë së shkollave, në qendrat e banuara e pranë institucioneve.