FIER- Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit të djeshëm në aksin Pato-Fier, ku pesë persona mbetën të plagosur. Një 20-vjeçar, Gritli Gremi, ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Report Tv sjell momentin e aksidentit, ku shihet se dy mjetet tip ‘Benz’ dhe ‘Ford’ janë përplasur 'kokë më kokë' duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk pati viktima. 4 pjestarë të familjeje mbetën të plagosur. 

Siç shihet edhe nga video që ka siguruar gazetari i Report Tv, Kristaq Thano, ‘Benzi’ ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me ‘Fordin’, i cili ka qenë duke u kthyer në kthesën në të majtë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona, drejtuesi i "Benz" Gritli Gremi, 20 vjeç, drejtuesi i "Ford Focus" i identifikuar me inicialet  Telo Rredhi, si dhe tre pasagjerët në këtë automjet, të identifikuar me inicialet Ismet Rredhi, Shkëndije Rredhi dhe Lumturi Rredhi,  të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. 

Pasditen e djeshme (19 nëntor) në vendin tonë janë regjistruar 4 aksidente në Tiranë, Fier, Korçë dhe Krujë, ku një person humbi jetën dhe 8 mbetën të plagosur.