Report Tv vëzhgim gjatë natës për urgjencat në spitalet COVID, familjarja: Kam burrin shtruar, më tha mos më ço në spital, më mirë të vdes në shtëpi

Ora shënon afro 23:00 por urgjencat drejt spitalit COVID 2 nuk mungojnë. Rëndimi i gjendjes shëndetësorë kërkon që këta pacientë të marrim një trajtim më specifik. Kjo orë e vonë nuk ndalon as disa familjarë të qëndrojnë jashtë rrethimit të spitalit, që i ndan nga të afërmit e tyre.

Në mbrëmje nuk ka pushim as për spitalin Infektiv, ku dhe këtu ambulancat parkohen për të zbritur pacientë të prekur nga virusi. Më e qete duket situata pak metra larg infektivit ku ndodhet dhe COVID 3.Vec efektivëve të policisë nuk ka lëvizje të tjera.

Në mëngjes familjarët janë të parët drejt sanatoriumit me ushqime dhe ndërresa për të afërmit që nuk mund ta lënë spitalin deri në momentin që ta kenë mundur virusin.

Gruaja ka të shtruar bashkëshortin. Tregon se prej 8 ditësh e ka kuruar në shtëpi me oksigjen, por është detyruar ta sjellë në spital. 60-vjecari nga frika refuzonte shtrimin.

“Po me mjekun kam komunikuar, i sëmuri është i pafuqishëm. I bëj thirrje ministres që është mirë të lesh  një shoqërues me të sëmurin sepse të sëmurët po asfiksohen nga frika nga ankthi nga depresioni”, thotë qytetarja.

Kishte frikë bashkëshorti juaj të shtrohej në spital?

“Po shumë, me tha mos më ço në spital, të vdes në shtëpi. E kam trajtuar në shtëpi 8 ditë me gjithë mjekimin e mundshëm që më ka dhënë mjeku që e ka ndjekur. Bleva një bombol oksigjeni, mora mjekimin por nuk ia dola sepse donte më shumë oksigjen dhe nuk ia dola. Iu drejtova 127 dhe më solli në sanatorium”-u shpreh një prej familjarëve jashtë COVID 2.

Vendi ynë prej 9 muajsh po përballet me virusin e rrezikshëm COVID-19, por gjatë javëve të fundit situata është përkeqësuar me shifra të larta infektimesh.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë