Edhe me drejtimin e Presidentit Ilir Meta të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk mungojnë debatet për zbatueshmërinë apo pengimin e zbatimit të Vettingut.
Ministrja e Drejtësisë: Inspektoriati KLD asnjë veprim nga Janari
Në mbledhjen e parë të KLD-s mbajtur më 15 shtator 2017 sipas procesverbalit të siguruar nga Report Tv qeveria e përfaqësuar nga ministrja Etlida Gjoni ka ngritur shqetësimin se Inspektoriati i KLD-s nga 18 Janar 2017 kur ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Vettingun nuk ka kryer asnjë veprim.
Këtij shqetësimi të qeverisë i është përgjigjur kryeinspektorja e KLD-s i Marsida Xhaferri e cila ka sqaruar se nuk është KLD dhe Inspektoriati që pengojnë procesin por mungesa e administratës dhe formimi me vonesë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Apelimit.
Reagon Kryeinspektorja KLD: Organet e rivlerësimit s’kishin adresë
Në përgjigje ndaj ministres Gjonaj, Xhaferrit sqaron se “kemi pritur ngritjen e organeve të rivlerësimit. Menjëherë me ngritjen e organeve të rivlerësimit konstatuam që nuk kishim si t’i adresoheshim organeve te rivlerësimit.
Kam zhvilluar unë personalisht në zyrën time takim me përfaqësues të ONM-së dhe bazuar në nxitjen dhe porosinë e tyre kam hartuar shkresën zyrtare numër 2376/1 protokolli, datë 27.07.2017 ku i bëhen prezent kryetares së pavarur të komisionit të kualifikimit, zonjës Tafa dhe për dijeni operacionit kombëtar të monitorimit, e gjithë problematika që ka nevojë për rregulla të detajuara.
Më tej sqaron Xhaferri “Me nxitjen e tyre, këtë shkresë e kemi dërguar tek Pallati i Kongreseve tek zyrat që i janë lënë në përdorim organeve të rivlerësimit, ka shkuar ftuesi i KLD-së dhe ka marrë përgjigje se nuk e marrim shkresën sepse nuk kemi zyrë protokolli, nuk kemi regjistra protokolli, nuk kemi staf administrativ.
Megjithatë ftuesi është përcjellë tek zyrat e delegacionit evropian dhe e ka përcjellë këtë shkresë dorazi për anëtarët e ONM-së dhe gjithashtu i është përcjellë edhe në mënyrë elektronike.
Menjëherë i është relatuar situata Presidentit të Republikës i cili ka dhënë porosinë që megjithëse udhëzimet e detajuara duhet të hartohen nga organet e rivlerësimit, për të shfaqur gatishmërinë e plotë në përmbushje të detyrimeve në kuadër të këtij procesi, të merret nisma nga vetë Inspektorati, për hartimin e rregullave të detajuara”.
Ministrja e Drejtësisë Etlida Gjonaj pranon se vendimi i kushtetueses parashikon që edhe ky proces mund të kryhet edhe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit por mbyll diskutimin e saj duke shprehur habi se si Komisionet e zgjedhura të kualifikimit dhe apelimit kanë bashkëpunuar me drejtorinë e informacionit të klasifikuar dhe inspektoriatin e deklarimit të pasurive dhe e kundërta ka ndodhur me Inspektoriatin dhe KLD.
Debati për procesin e Vetingut në mbledhjen e parë të KLD
Etilda Gjonaj(Min.Drejtësisë): Fillimisht dua t’ju shpreh vullnetin e të gjithë qeverisë por edhe si ministre e Drejtësisë për të shtyrë sa më shumë dhe sa më shpejt dhe në kohë këtë proces shumë të rëndësishëm e cila është në fakt pika e parë dhe kryesore që fillon me zbatimin e reformës në drejtësi.
Në fakt, ajo çfarë unë si ministre e Drejtësisë, por edhe në emër të qeverisë shqiptare, që kemi si synim, është jo vetëm respektimi me përpikëri i të gjithë parashikimeve ligjore, por edhe njëkohësisht dhe respektimi i afateve të cilat janë realisht shumë të rëndësishme në këtë proces.
E kuptojmë që në rast se procesi i vetingut nuk fillon, nuk arrijmë dot as të ngrihen institucionet e reja (është Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë apo edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë).
Ajo që unë kisha, le të themi që e kam disi të paqartë në gjithë këtë proces, që ka kryer Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është që, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit dhe mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që në fakt rezulton që të jetë më 18.01.2017, deri më sot, cilat janë veprimet që ka kryer në kuadër të të gjitha detyrave që i lë ligji për sa i përket këtij procesi paraprak të fillimit të procesit të vetingut dhe të mbajmë në konsideratë që më 19 qershor 2017 Kuvendi ka zgjedhur anëtarët e Komisionit, të dy Komisioneve.
Të mbajmë në konsideratë që 19 korrik 2017 janë zgjedhur kryetarët dhe të mbajmë në konsideratë që rregullorja e këtyre komisioneve është miratuar në 20 korrik të 2017-ës. Unë doja të dija nga Kryeinspektorja se cilat janë veprimet që ka kryer tani lidhur me këtë proces paraprak dhe detyrat që i parashikon ligji?
Marsida Xhaferllari(Kryeinspektorja): Në fakt, kuadri ligjor nuk shkëput Inspektoratin nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë edhe për shkak të organizimit, sipas legjislacionit të mëparshëm por dhe sipas rregullores së Inspektoratit, ne veprojmë pranë KLD.
Gjithsesi jo vetëm që kemi analizuar kuadrin ligjor po janë bërë të gjitha përpjekjet që këto probleme të diskutohen dhe të zgjidhen. Për hartimin e udhëzimeve të detajuara është e vërtetë që ligji është miratuar në tetor të vitit 2016, që Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar për një farë kohe.
Por ne nuk duhet të harrojmë që me vendimin nr. 2 të Gjykatës Kushtetuese është urdhëruar që organet ndihmëse, duke përfshire Inspektoratin e KLD-së dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk e ushtrojnë veprimtarinë e tyre ligjore në mënyrë të shkëputur nga veprimtaria e organeve të vlerësimit por nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e këtyre të fundit. Kam zhvilluar unë personalisht në zyrën time takim me përfaqësues të ONM-së dhe bazuar në nxitjen dhe porosinë e tyre kam hartuar shkresën zyrtare numër 2376/1 protokolli.
Me nxitjen e tyre, këtë shkresë e kemi dërguar tek Pallati i Kongreseve tek zyrat që i janë lënë në përdorim organeve të rivlerësimit, ka shkuar ftuesi i KLD-së dhe ka marrë përgjigje se nuk e marrim shkresën sepse nuk kemi zyrë protokolli, nuk kemi staf administrativ.
Menjëherë i është relatuar situata Presidentit të Republikës i cili ka dhënë porosinë që megjithëse udhëzimet e detajuara duhet të hartohen nga organet e rivlerësimit,të merret nisma nga vetë Inspektorati, për hartimin e rregullave të detajuara. Dhe sot që flasim, kemi një draft të parë të këtij udhëzimi.
Etilda Gjonaj: Tani, i kuptoj këto detajet e dërgimit të shkresës edhe të veprimeve që ka kryer Inspektorati i Lartë i Drejtësisë por nuk arrij të kuptoj që çfarë e pengonte Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë t’i bënte këto veprime më përpara se të jepte sugjerimin, Presidenti, për të normuar dhe për të nxjerrë këtë udhëzim lidhur me mënyrës se si duhet të kryhet ky proces paraprak.
Është e vërtetë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese parashikon që edhe ky proces mund të kryhet edhe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit por nuk shikoj asnjë veprimtari apo proces të ndërmjetëm që nga 8 janari 2017 deri në këto ditët e fundit, ku vetë Inspektorati të ketë ndërmarrë disa veprime për ta kryer këtë proces paraprak.
Është e kuptueshme që Komisionet janë ngritur në një afat të caktuar dhe unë i përmenda pak më përpara, por gjatë kësaj periudhe, nga informacioni që unë kam, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bashkëpunuar gjithashtu edhe me subjekte të tjera të cilat kanë të njëjtin proces me dy elementet e tjera të cilat janë pjesë e rivlerësimit kalimtar të subjekteve të rivlerësimit që është DSIK-ja dhe ILDKPI-ja, ku aktualisht bashkëpunimi midis këtyre institucioneve ka qenë më i efektshëm, më i shpejtë, janë kryer veprime të cilat e çojnë procesin që të eci më shpejtë.
I gjithë qëllimi edhe i kësaj mbledhjeje është që ta shtyjë sa më përpara procesin, pa diskutim, me akte të normuara dhe brenda rregullave, por ajo që mua më shqetëson është që nuk shoh veprime konkrete të kryera nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë që të jenë kryer në këtë proces, në këtë fazë paraprake, duke parë edhe në mënyrë krahasimore edhe dy institucionet e tjera siç është ILDKPI-ja dhe DSIK-ja.
Ilir Meta: Unë vetëm kam një lutje, të mos harxhojmë energji shumë se çfarë është bërë deri tani sepse kemi kaq shumë detyrime për të përmbushur dhe na duhen gjithë këto resurse që kemi t’i vejmë 100% në punë dhe të koordinojmë edhe më mirë me këto institucionet e reja që janë krijuar por edhe ato kanë patur vështirësitë e tyre për të funksionuar, por edhe me Euralius-in, por edhe me Opdat-in e cila ka çështje për t’u saktësuar. Kemi ndonjë propozim më konkret për pikën e parë?
Etilda Gjonaj: Zoti Kryetar i Këshillit. Në fakt nuk është e vërtetë ajo që thoni ju që nuk ia vlen që të diskutojmë se çfarë ka ndodhur më përpara por duhet të vendosim se çfarë do të ndodhi më këtej.
Por realisht është shqetësues fakti kur vetë Presidenti në cilësinë e Kryetarit të Këshillit vë në lëvizje Inspektoratin për të normuar këto rregulla me qëllim që procesi i vetingut dhe ky proces paraprak të zhvillohet sa me shpejt.
Nuk e kuptoj çfarë e ka penguar Inspektoratin të kryejë këto veprime që ka kryer këto ditët e para të shtatorit për t’i kryer më përpara që në momentin e ngritjes së komisioneve?! Pra dua të sjell në vëmendje që përgjegjshmëria e institucioneve si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Inspektoratit pranë Këshillit, të jetë maksimale, me qëllim që çdo minutë që kemi në dispozicion të shfrytëzohet maksimalisht. Prandaj do t’u lutesha, edhe sot në këtë material që na është vënë në dispozicion, gjërat të ishin më konkrete.
Vendosëm një projekt udhëzim i cili qenka draftuar këto ditë për ta parë dhe për të vendosur se si do të normohet procesi paraprak lidhur me verifikimin e subjekteve të rivlerësimit. Për më tepër, në material thuhet se është përgatitur një regjistër manual.
Çfarë e pengon Inspektoratin për ta bërë atë një regjistër elektronik? Burimet njerëzore kanë qenë këto që kanë qenë edhe më përpara. Që nga marsi deri më sot ky regjistër mund të kthehej në regjistër elektronik për ta bërë sa më të dobishëm për të gjithë procesin. Ky është shqetësimi im.
Ilir Meta: Kemi ndonjë gjë tjetër për çështjen e parë? Se unë mendoj se ajo punë që po bëhet dhe që është bërë, është për të ndihmuar për t’u dhënë ide organeve të reja që sapo janë krijuar se dhe ato janë në vështirësi funksionimi, se janë organe të reja. Kështu që kemi ndonjë gjë tjetër për pikën e parë?
Gjin Gjoni(anëtar): Meqenëse është dhënë një urdhër nga ana juaj me cilësinë e Kryetarit të KLD-së, ky udhëzim i cili po përgatitet, ky material të shpërndahet paraprakisht anëtarëve të KLD-së, që mbledhjen e ardhshme të mos shkojmë me kaq diskutime të panevojshme, por të kalohet në miratimin e tij në rast se është e nevojshme. Faleminderit!
Eneida Civici(anëtar): Që t’i qëndroj dhe citimit që bëri Gerdi, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në mënyrë të shprehur thotë që “Duhet të parandalohet ushtrimi i kompetencave në mënyrë të pakontrolluar nga ana e organeve ekzistuese”. Që do të thotë
që, jam shumë dakord që është përgatitur nga ana e Inspektoratit një projektligj. Ashtu si ka nisur duke i dërguar e-mail apo shkresa zyrtare komisioneve të rivlerësimit, mund ta dërgojnë edhe këtë projektligj që kanë përgatitur, gjithmonë për t’u ardhur në ndihmë atyre. Por neve nuk kemi asnjë kompetencë që ta miratojmë atë apo t’i japim fuqi ligjore.
Etilda Gjonaj: Zoti Kryetar, ju kërkoj ndjesë që po e marrë kaq shpesh fjalën por duhet të jemi shumë të qartë dhe kur lexojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të rilexuar disa herë nga anëtarët.
Inspektorati i KLD-së, ka kompetenca në këtë proces dhe pa diskutim që i ka kompetencat në mbikëqyrjen dhe kontrollin e KPK-së dhe KA-së, por paragrafi i Gjykatës Kushtetuese që u rilexua disa herë këtu thotë që Inspektorati i KLD-së nuk e ushtron veprimtarinë e tyre ligjore të shkëputur nga veprimtaria e organeve të rivlerësimit KPK-së dhe KA-së.
Pra do të thotë që, të gjitha këto akte normuese, këto projekt udhëzime që janë përgatitur si për hedhjen e shortit, se si do të hidhet shorti, se si do bëhet... Është e vërtetë që parashikon që shorti duhet të jetë me praninë e një anëtari të KPK-së, por të gjitha këto mund të ishin normuar dhe ne sot të diskutonim dhe të flisnim mbi akte të cilat do të ishin konkrete dhe jo të flisnim në ajër për të gjithë pjesën e procedurës që do të ishte kryer.
Eneida Civici: Atëherë, meqenëse u citua fakti se si lexojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, po e rilexoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese tek pjesa që thotë, “Janë organet e rivlerësimit që do të kenë kontrollin e plotë të këtij procesi dhe nëse është e
nevojshme mundësinë që të përcaktojnë dhe modalitete të tjera”. Pra dhe Inspektorati pa i marrë mendim organeve të rivlerësimit nuk mund të vendosi vetë. Unë jam shumë dakord që të ofrojnë ndihmën e tyre në kuadër të faktit që ka një ekzistencë më të gjatë dhe një eksperiencë më të madhe në mënyrën se si mund të normohet një projekt ligj apo një projekt udhëzim, modalitetet lidhur me hedhjen e shortit apo vlerësimit, por është një grup pune që duhet të ngrihet në bashkëpunim të të dyja palëve.
Redaksia Online
e.m/J.Sh/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO