Kur kanë ngelur edhe dy ditë për këdo që të aplikojë për 5 vende vakante të Komisionit Rregullator në KQZ, ajo që bie në sy është interesi i ulët i juristëve.
Report TV ka mësuar emrat e depozituar deri më tani, vetëm 5 të tilla. Burimet bëjnë me dije se Partia Socialiste do të ruajë thuajse të njëjtët njerëz që aktualisht ka, me kryetaren Ilirjana Nano dhe dy anëtarët e tjerë. Ngelet e hapur mundësia e zëvendësimit të Arens Çelës, me ish anëtarin e KQZ, Bledar Skënderi.
Ajo që bie në sy, është se Partia Demokratike ka vendosur t’i mbajë për vete dy vendet e saj, duke hequr Partinë e Lirisë nga pjesëmarrja.
Burimet thonë se Helga Vukaj do të vijojë detyrën, ndërsa PD do të rikthejë ish kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani, ai anëtar të Rregullatorit.
Komente













Po kthen Ristanin , hajdutin e votave
Përgjigju