TIRANË- Me një vendim qeverie, zjarrfikësve do tu ulen pagat mujore. Ndonëse zjarrfiëksit nuk kanë orar për të shpëtuar jetët e njerëzve në thirrjen në numrin 128, paratë që hidhen për ta do të jenë me pikatore.

Vendim i qeverisë i vitit 2019 pritet tu paguajë atyre orët e punës natën me plus 50% vetëm nëse pas orës 22:00 të mbrëmjes dalin në operacione.

Këto ndryshime kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajrami i cilëson si antiligjore e që bien ndesh me Kodin e punës. Sipas tij kjo pritet ti reduktojë pagën me 7 mijë lekë nga 38 mijë që përfiton sot.

“Ka dalë një VKM numër 203 e cila thotë po dole natën paguhesh 150% kur kodi i punës flet qartë dhe thotë nga ora 19:00 deri në 22:00 paguhesh 120%, nga ora 22:00 deri 06:00 mëngjesit paguhesh 150%. Shuma është rreth 70 mijë lekë të vjetra. Ra tërmeti të gjithë zjarrfikësit ishin atje fëmijët i lanë atje këto thonë ty nuk të paguhen orët e natës”- u shpreh kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajrami.

Shqetësim tjetër që ngre kreu i sindikatës lidhet dhe me mënyrën e pagesës së ditës së shtunë dhe të diel që për zjarrfikësit konsiderohen si ditët e festave.  

Sipas Bajramit VKM-ja përcakton se dita e shtunë dhe e diel do të paguhen si ditë normale, jo dyfishin siç e parashikon kodi i punës.

Orët e festave, festë quhet e shtunë dhe e diel do të bëhen me ditë pushimi. Repartet e zjarrfikësve në këtë ditë që flasim lënë shumë për të dëshiruar. Ne kapim një rreth që ka 12 ose 14 zjarrfikës ku mund të gjinden personat që të bëhet leja e zakonshme”- u shpreh kreu i sindikatës së zjarrfikësve, Bledar Bajrami.

Në fund kreu i sindikatës, Bledar Bajrami paralajmëroi dhe organizim të protestave nga punonjësit e zjarrfikësve deri sa problemi i tyre të marrë zgjidhje dhe kërkesat e tyre të plotësohen.