REPORTAZH/ Bora rikthen turistët në Llogara! Spektakli i natyrës, aty ku takohet deti me malin

VLORË- Sapo kalon fshatin Dukat, të shfaqet petku i bardhë...Rruga drejt Llogarasë është piktoreske, ndaj vizitorët nuk e humbasin këtë moment, për të shkrepur foto.

Rruga për në Llogara nuk paraqet vështirësi, ajo është e kalueshme për të gjitha automjet. Reshjet e dëborës e kanë kthyer Llogoranë në një prej destinacioneve më të frekuentuara të fundjavës.

Të ardhur nga Vlora, Fieri, Tirana e qytete të tjera të vendit, qytetarët shprehen se Llogaraja ofron relaks dhe ajër të pastër.

 “Pas pandemisë, e kalova COVID-in bashkë me djalin kam rreth mbi 20 ditë dhe sot meqë është kjo ditë e bukur në Llogara që bie borë edhe erdhëm që ta shijojmë bashkë me mbesën” , thotë një qytetar.

Më së shumti kësaj bardhësie po i gëzohen fëmijët.

 “Ishte një lloj mundësie për të hequr dhe mendjen nga këto streset e zakonshme të  ditëve që po kalon dhe situata ekonomike e vështirë e njerëzve. Heqim pak stresin” , thotë një tjetër.

Kuzhina e restoranteve dhe hoteleve në Llogora është një tjetër arsye pse ata janë këtu. Mishi në hell, arapashi me kos me mjaltë e arra mbetet ndër gatimet e preferuara.

Behxhet Dervishi, shprehet se operatorët turistikë kanë kaluar një periudhë të vështirë, por me borën janë rikthyer dhe turistët.

 “Besojmë se do na vij buzëqeshja. Po na vjen buzëqeshja nga pak. Shpresojmë gjithmonë që të jetë..., të na zhduket të na ikë kjo pandemia. Puna faktikisht ka qenë me vështirësi të mëdha nuk kemi punë. Nuk ka pasur, të themi realitetin. Po tani gjithmonë shpresojmë, shpresojmë se si do vejnë punët”, tha Dervishi.

Parku Kombëtar i Llogarasë shtrihet në një hapësirë  prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2,018 metra mbi nivelin e detit. Të prekësh magjinë e borës duke vëzhguar blunë e detit Jon është një kënaqësi që ta ofron veç Llogaraja.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja