Pas ngjarjes së djeshme të arrestimit të 14 shqiptarëve të përfshirë në shitjen e drogës, e cila transportohej me avionë të vegjël drejt Italisë, A1 report ka shkuar në fshatin Dusharak në kufirin mes Vlorës dhe Tepelenës. Për kamerën tonë banorët tregojnë se kanë parë avionë të vegjël të uleshin në rrugë, por edhe në pistën e improvizuar në tokat e mbjella.
Për të arritur në fshatin Xhelilaj në afërsi të Sevasterit të Vlorës, me makinë jo me avion duhen 4 orë të mira. Nga autostrada Fier-Vlorë për të parë pistën e improvizuar të avionëve që ngarkoheshin me drogë drejt Italisë është i pashmangshëm rrugëtimi në një copë tokë që vetëm rrugë nuk mund të quhet.
Megjithatë në fshat gjithçka është ndryshe. Rruga është e asfaltuar ndërsa përreth saj qëndrojnë disa pllaja ku mendohet se avioni i vëllezërve Lamaj ulej qetësisht e ngarkohej me drogë. Larg syve larg botës në këtë cep të të harruar në kufirin mes Vlorës dhe Tepelenës.
Avioni sipas banorëve por edhe policisë në kohë të ndryshme ka përdorur dy pista të ndryshme. Në rrugën e fundit me 120 kile kanabis sativa avioni është ulur në rrugën e asfaltuar të fshatit Xhelilaj.

Më kanë thënë që është ulur andej poshtë.
Kush të ka thënë?
Po publiku kshu. Njerëzit.
Kur thanë që është ulur?
Pardje më duket.
Pardje ë?
Po
Po pse te ajo zonë atje?
Qeveria e di, qeveria bashkë me drogën është. Andej droga nga pylli.
Andej është mbjellë?
Andej është mbjellë.
Po vjet është mbjellë?
Edhe vjet e parvjet.
Po vjet ka pasur avion që është ulur?
Ka pasur.
Ku është ulur?
Ja mu këtu.
Në rrugë?
Po.
Po kur vjet është ulur në rrugë pse këtë vit s’është ul këtu?
Se edhe atje rrugë është.
Ku është?
Ja atje poshtë te buza e lumit. Qeveria e di, se vjen kot avioni.. po kot nuk vjen as edhe një zog këtu po është qeveria e lidhur.
Por ka dhe një fushë tjetër në fshatin Dusharak pranë Sevasterit, zakonisht e mbjellë me grurë ku shenjat e rrotave të avionit kanë lënë vija të ndryshme nga ato të autokombanjës.

Kjo është fusha ku policia thotë se avioni “Ultra Legero” është ulur disa herë.
Përdorimi i arës që ngjan me një fushë futbolli për nga përmasat i ka mjaftuar Vilson Lamajt që të ulë rehat avionin e tij e për ta ngarkuar më pas me drogë.
Në fshat ka ende forca policie që bëjnë verifikimet e fundit për grupin fisnor të trafikut të drogës me avionë nga Vlora drejt Brindizit. Megjithatë detajet jepen me pikatore kjo për shkak të sekretit hetimor.
Një ditë më parë policia shqiptare dhe ajo italiane organizuan një operacion të madh duke arrestuar 14 anëtarët e organizatës mes të cilëve edhe një oficer policie, shefin e personelit të komisariatit të portit Vladimir Zanaj. Të gjithë të arrestuarit akuzohen se kanë kryer trafik droge me avionë nga fshatrat Xhelilaj dhe Dusharak drejt Brindizit në një pistë të braktisur italiane.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com