ELBASAN- Komuna Gjinar, 28 km larg qytetit të Elbasanit është një shembull i përpjekjeve për të zhvilluar turizmin në rrethana jo të favorshme. Duke shfrytëzuar plotësisht resurset natyrore turistike, vlerat kulturore dhe folkloristike të zonës, kjo komunë në 2011 është vlerësuar nga juria ndërkombëtare me Çmimin e Turizmit Shqiptar 2011 në Inovacion.

Në pamundësi për investime të mëdha nga ana e pushtetit lokal, në këto vite ka lulëzuar turizmin familjar si një risi që ka sjellë interesin e banorëve për ta zhvilluar këtë zone dhe për ta bërë destinacionin kryesor jo vetëm shqiptarë por edhe ndërkombëtarë. Turistët e huaj tani janë të shumtë dhe kryesisht janë holandezë dhe gjermanë që frekuentojnë këto shtëpi mikëpritwse po kështu ka edhe turistë grek, të cilët vijnë sëbashku me emigrantët për pushimet e fundvitit ose për pushimet e verës.

Zona e Shpatit, karakterizohet nga një zonë me reliev malor me klimë të shumë pasur me oksigjen dhe me liqene tw krijuar nga shkrijra e dëborws. Pikën më të lartë kjo pikw turistike e arrinë me Bukaniku cili është mbi 1800 m mbi nivelin e detit. Deri tani janë restauruar 30 shtëpi, mikpritëse, që sjellin tek vizitorët vendas dhe të huaj krijimin e traditave të mikpritjes të zonës së Shpatit. Promovimi i produkteve bio dhe ushqimit tradicional, mikpritja, rikthimi vlerave të traditave të vjetra të punimeve të qilimave dhe velencave të punuar me lesh, si dhe trajnimi i të rinjve të zonës, janë disa prej aspekteve ku është fokusuar për zhvillimin e turizmit.
Kjo frymë ka krijuar mundësi për familjet që jo vetëm të angazhohen, të shesin produktet bujqësore dhe artizanale që prodhojnë, por edhe të gjenerojnë të ardhura që kanë ndryshuar gjendjen e tyre ekonomike. Kjo gamë e zhvillimit të turizmit familjarë ka krijuar një imazh të ri për zonën duke e kthyer atë në një destinacion të mundshëm turistik.

Duke ju referuar turizmit familjarë e Komuna Gjinar është një shembull i mirë i zhvillimit të turizmit lokal, krijimit të një tradite historike dhe kulturore, duke e kthyer këtë zonë turistike pa dyshim atraktiv udhëtimin në një vend të tillë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)