VAU I DEJES- Edhe këtë vit, Hajmeli u shndërrua në destinacionin kryesor të Krishtlindjes. Mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe më gjerë, vërshuan drejt fshati katolik për të përjetuar nga afër emocionet e “Betlehemit të Gjallë”, një shfaqje unike që tashmë është kthyer në traditë.
Skena në në qiell të hapur është ndërtuar me gurë, dru dhe kashtë, duke krijuar pamjen e Betlehemit, ashtu si mbi 2000 vite me parë.
Në mes ndodhet stalla me ndricim te zbehte, aktoret ne rolet e Marias dhe Jozefit qëndrojnë pranë foshnjës Jezus.
Rreth tyre lëvizin barinjtë, të veshur me rroba biblike. Gratë e fshatit pergatisin enet prej balte, ndersa femijet rreth tyre veshur si engjej.
“Betlehemi i Gjallë” është një shfaqje teatrale, ku banorët e Hajmelit, nga fëmijët e deri te të moshuarit, interpretojnë me mjeshtëri lindjen e Jezusit, Shpëtimtarit të Botës. Ardhur jo vetem nga Shqipëria por dhe Kosova Mali i Zi e më gjerë, vizitorët janë të emocionuar.
Për prifterinjte e dioqezës së Sapës, qëllimi i “Betlehemit të Gjallë” është përcjellja e mesazheve për shpresë, paqe e solidaritet.
Vetëm në natën e parë, “Betlehemi i Gjallë” në Hajmel të Vaut të Dejës u vizitua nga rreth 2000 besimtarë katolikë, duke e konfirmuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore e fetare në vend.
Komente









