Pamjet që shihni i përkasin një ish-universiteti privat kthyer e përshtatur në Kamp për Muxhahedinët e mbërritur në Shqipëri.

kampi i muxhahedineve

kampi i muxhahedineve

Por si jetojnë Muxhahedinët në këtë Kamp?

Gratë dhe burrat jetojnë në ambiente të veçuara, çdo lëvizje që ata bëjnë jashtë kampit duhet ta regjistrojnë pranë kësaj zyre ku një prej zonjave mban shënim iternerarin për hyrje daljet.

Ndërsa këto pamjet tregojnë orarin e mbërritjes ë ushqimit në kamp ku i njëjti iternerar përsëritet në çdo 3 vakte.

kampi i muxhahedineve

kampi i muxhahedineve

Teksa tentojmë ta intervistojmë zonja na kërkon të futemi në sallën e pritjes ku mbërrin çdo i panjohur për ta, pasi për ta intervistat janë të ndaluara.

Gazetari: Si ndjeheni në shqipëri? Nuk mund të flas shqip.
Gazetari: Dakord, flasim anglisht. Si ndjeheni në shqipëri? Është mirë.
Gazetari: Është mirë? Prej sa kohësh?
Gruaja: Ju lutem ejani një sekond.

kampi i muxhahedineve

Kordinatori i cili mbërrin në zyrën e pritjes për çdo të panjohur në kamp na kërkon të ndërpresim intervistën pasi në shpjegimet e tij ai thotë se nëse flasin rrezikohet jeta e të afërmve të tyre në Irak e Iran.

Gazetari: Përshendetje. Jam Arseni gazetar i Report TV ky është një kolegu im. Si jeni?
Koordinatori: 
Uluni ju lutem.
Gazetari: Faleminderit. Si është situata në Kamp, si ndjeheni në Shqipëri?
Koordinatori: Është mirë, ndjehemi mirë.

kampi i muxhahedineve

kampi i muxhahedineve

Por ky kamp nuk është i vetmi i afrohemi Tiranës dhe muxhahedinët banojnë dhe në apartamenti, një prej tyre është dhe ky që shihni në kompleks pallatesh në Mëzes.
Pasi trokasim hapet dera dhe sërish me shumë vështirësi shkëpusim pak fjalë pasi intervista për ta është e pamundur dhe një prej tyre na tregon se ka mbi një vit në Tiranë.

Një banor i kompleksit: Këta që janë me qera këtu spo vijnë shumë.
Gazetari: Ka pasur dhe më parë?
Këtu ishin 3 shkallë edhe ata kanë qenë nga UNCR-ja i'a paguante UNCR-ja atë. Kanë patur administratorë kanë edhe që bëjnë shkollën aty.
Gazetari: Si sillen, janë problematikë? Me komunitetin si shkojnë?
Banori: Janë sjellë shumë shumë mirë. 

kampi i muxhahedineve

Ndërkohë një prej banorëve të këtij kompleksi na tregon se Muxhahedinët ikin e vinë duke jetuar me qira dhe nuk kanë krijuar asnjë problem për banorët.

Gazetari: Si ndjehesh mirë?
Banori: Mirë.
Gazetari:Të sigurt?
Banori: Të sigurt.
Gazetari:Sa kohë këtu?
Banori: Unë kam afër 1 vit.

kampi i muxhahedineve
 Foto të tjera..

Për muxhahedinët Shqipëria konsiderohet një vend i vogël me zemër të madhe, ndërsa pas vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit Jon Karry diskutimi publik është ndezur nëse do të vinë 2 apo 3 mijë Muxhahedin.

Zyrtarisht ende nuk ka asnjë marrëveshje publike si nga Qeveria Shqiptare si nga departamenti i shtetit, ndërsa sipas burimeve të ReportTV aktualisht në vendin tonë të shpërndarë në Tiranë, Mëzes, Durrës, Golem e Kavajë janë afro 860 Muxhahedin të mbërritur prej vitit 2012 deri më sot.

Redaksia onlin
(S.m/shqiptarja.com)