Reportazh/ Mbrëmja italiane në kalanë e Porto Palermos! ‘Show’ me Cesarin, Ciufoli si protagonist: Do rikthehemi

Histori, peizazh natyror që të hipnotizon, duke të bërë të përshpejtosh hapat drejt saj. Në kalanë trekëndore të Porto Palermos, tri bastionet e së cilës janë pushtuar prej 14 korrikut prej muzikës, të ftuarit janë mbledhur edhe këtë të premte. Festivali i Porto Palermos në këtë edicion të tretë mirëpret artëdashësit por edhe përpiqet të sensibilizojë për ruajtjen e detit dhe ekosistemit.

Por, publiku, teksa përshkon korridoret e dhomat e shumta të monumentit në pritje të Mbrëmjes Italiane, përftojnë të shuajnë kërshërinë mbi këtë trashëgimi të vyer ndërtuar me gur por edhe për vetë Ali Pashanë, emrin e të cilit mbart Kalaja.

Si i ‘zoti’ i shtëpisë, violinisti Olen Cesari ka krijuar një ambient sa më të ngrohtë për publikun, mes të cilëve janë edhe mjaft personazhe të njohur. Veçmas për të huajt, ai rrëfen copëza historike të Kalasë, por edhe për ‘gardianët’ e sotëm të saj.

Por, përtej fjalëve, magjinë e vërtetë e dhuron me tingujt e violinës, ku e shoqëron Michael Rodi.

Roberto Ciufoli, aktor e regjisor i njohur italian, përmes spektaklit ‘TIPI’ ku gërsheton në performancë, fjalën, gjuhën e trupit, deri dhe improvizime kërcimi, mbërthen publikun në të qeshura. Por njëherazi i fton të reflektojnë  për tipologjinë e psikologjinë njerëzore, edhe përmes dilemave hamletiane.

Dy aktoret Jane Landuçi dhe Tess ALice Iaçoni janë vendosur me shpinë, teksa interpretojnë  monologun e Mattia Torres ‘Gola’. Një reflektim dramaturgjik mbi ndryshimin e raporteve të italianëve me ushqimin, nga mjerimi i Luftës së Dytë Botërore në bollëkun e ditëve të sotme.

Me shijen e mirë, që ka lënë teatri italian, e muzika e përzgjedhur artisti shqiptar shpreh mirënjohjen. Më tej, i fton të pranishmit në një koktejë, në tarracën e Kalasë. Ku përjetësojnë përmes fotografisë këto çaste magjike.

Në këtë atmosferë entuziaste, i shkëpusim një përshtypje protagonistit italian të mbrëmjes, që e gjejmë të shoqëruar me ambasadorin italian Fabrizio Bucci.

Janë entuziast për pritjen, e premtojnë rikthimin.

"Sapo e mbyllëm këtë mbrëmje italiane, rreziku qëndronte jo vetëm në faktin se ishte e para, por edhe që mos të ishte e fundit. Dhe në fakt jo, shkoi mirë, dhe do të rikthehemi edhe gjatë viteve në vazhdim" thotë Roberto Ciufoli

"Kjo është e para, e një serie të gjatë. Një mbrëmje shumë e bukur me Roberton, që realizoi një spektakël të jashtëzakonshëm në një vend unik. Kështu që me të vërtetë e falënderojmë, atë dhe Olenin që kanë organizuar këtë mbrëmje kaq të bukur!" thotë ambasadori Fabrizio Bucci.

"Dhe në të vërtetë ne jemi këtu nën kupolën e kështjellës së Ali Pashës! Shfaqja mbaroi, por ne as që e kemi ndër mend të lëvizim nga këtu! Na tregon Ciufoli

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • çentrale: 06/08/2023 13:55

    Bukur , shume bukur. Cilesi musike, jo fshatçe si greket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen