Festivali i Porto Palermos, rrëfehet Olen Cesari: Si është të performosh në Kala, nga ku Ali Pashë Tepelena vëzhgonte qytetin

Festivali i Porto Palermos vijon me virtuozin e violinës shqiptare, Olen Cesarin. Nga skena, çon sërishmi muzikë e kërcim klasik në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës.

“E ndieja të nevojshme që në atë pikë të Shqipërisë, të kishte një aktivitet të tillë artistik, që mungonte”, tregon Cesari.

Aventura rinis çdo fundjavë, nga 15 korriku në 15 gusht  në vazhdë të bashkëpunimit italo-shqiptar.

“Lindi vitin e kaluar për të kujtuar 30 vjetorin nga mbërritja e shqiptarëve  të parë, që erdhën në Itali për të kërkuar një jetë më të mirë . Dhe donim ta shënonim këtë ngjarje në mënyrën tone, në mënyrën Italiane, duke përdorur artin, muzikën ,kulturën”, thotë Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi.

“Porto Palermon e shikoj që ka mbetur aty, si një kurorë paksa e veçuar nga të tjerat, dhe unë do doja të rigjallërohej me muzikën tonë”, thotë ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Për publikun, që do të rrethojë emra të njohur të muzikës bashkëkohore si Marsela Çibukaj, Dren Abazi, Kastriot Tusha, pianisti kantautor nga Italia Enrico Giaretta etj., premtohet një eksperiencë unike. Ndërsa Cesari rrëfen se si prej vitit të kaluar, ka përshtatur Kalanë për koncerte.

“Ndryshe nga sa e gjetëm para se të nisnim, tanimë kemi konceptuar një ndriçim ku ti kalon dhe e identifikon vendin. Kemi konceptuar që në mes të Kalasë, të mbajmë koncertin. Pikërisht në vendin ku rrinte Ali Pashai, luajnë artistët, ndërsa publiku është përreth. Është një eksperiencë edhe sociale, sepse krijohet një skenë 360 gradë. Një sensacion krejt tjetër”, thotë violinisti.

Ndan edhe ndjesitë personale të të interpretuarit në një skenë të tillë.

“Ka edhe kjo bukurinë e vet, emocionin e vet që mbart brenda. Pra nuk është vetëm koncert i bukur, por edhe lokacioni në të cilin ti e bën, që të jep energjinë e duhur. Është magjike!”, thotë më tej violinisti.

Suksesin e edicionit të parë, jua dedikon edhe miqve që e mbështetën duke i’u bashkuar skenës, si sopranoja Inva Mula.

“Inva është shumë patriote, dhe kur bëhet fjalë për iniciativa të tilla nuk heziton. U jam mirënjohës miqve që u përgjigjën”, tregon Cesari.

Rrëfen se nuk është e lehtë të çosh përpara të tilla iniciativa, ndërsa si artist përjetimi është sa artistik edhe shpirtëror.

“Ndjesitë e fundit pasi mbaron koncerti është që, mblidhemi të gjithë bashkë në restorantin poshtë dhe rrimë duke kënduar këngë polifonike”, shton më tej.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pilo: 15/07/2022 09:09

    O të keqen e mendjes o Olen…bjeri ore qemones se atë e bën mirë ti, cdo që ngatërrohesh me historira…po ku çu bë qyteti mo djal, avulloi?

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 14/07/2022 23:39

    Cilin qytet shikonte Pashai mo? Ata kaktuset e Palermos,apo thatësirën zhuritëse! Çfarë lloji bari përdorni more njerëz,që u mbijnë mirazhe përpara syve!???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar