Pas Kosovës dhe qytetit të Kukësit janë banorët e Orikumit në Vlorë ata të cilët kanë braktisur vendin e tyre dhe janë nisur drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Gjermanisë me shpresën se do të përfitojnë azil ekonomik.
Papunësia, vështirësitë ekonomike dhe mbi të gjitha mungesa e shpresës për një të ardhme më të mirë po i bën këta banorë të braktisin Orikumin, i cili pas pak javësh pritet të mbushet me turistë, të cilët nuk dihet se kush do t’i mirëpresë e kush do tu shërbejë.

A1 Report ishte sot në këtë qytezë ku siç duket rrugët janë të boshatisuara pasi shumica e banorëve kryesisht të rinj janë nisur drejt Gjermanisë. Shumë prej banorëve thonë së të paktën prej 4 muajsh vijon largimi i njërzve në masë nga kjo zonë, ndërsa ende nuk ka një shifër zyrtare për numrin e të larguarve.

Numri i atyre që janë kthyer është shumë i paktë, shprehet Arditi, i cili është nxënës gjimnazi dhe shumë shokë të tij tashmë janë në Gjermani. Ata që largohen në Gjermani strehohen në kampe, ndërsa shumë pak vetë kanë gjetur vende pune, por pavarisht kësaj preferojnë të rrinë më mirë atje. Këto ditë edhe kafenetë e qytetit janë të boshatisura, ndërsa sapo fillon pasditja fillojnë të mbyllen.

Banorët tashme i kanë humbur shpresat se bijtë e tyre do të kthehen për të jetuar sërish në Orikum Përvec Dukatit largime masive ka patur edhe nga fshatra të tjerë të Vlorës. Banorët fillimisht shkojnë në itali me agjensi të ndryshme udhëtimi, ndërsa më pas shkojnë drejt Gjermanisë ku sistemohen në kampe dhe nisin procedurat me shpresën se do përfitojnë azil.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO