'Shqipëria turistike'/ Ngjitje në Shtegun e Ngjyrave, magjia e lëndinave alpine! Turistët: Lugina e bukur, ajri i pastër e banorët mikpritës

Shtegu i Ngjyrave pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik është destinacioni më i ri për të apasionuarit pas natyrës dhe ngjitjeve në mal. Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës së Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit.

Udhëtimi ynë nis nga qyteti i Kukësit duke përshkuar rrugën gjarpërore të “Grykës së Vanave” që ofron një pamje befasuese plot me ujëvara e kanionë të vegjël. I thellë dhe i ngushtë, i zënë në fund nga shtrati i lumit Luma, ai ndan shpatet e thikta të Gjallicës dhe Koretnikut. Të shumtë janë turistët që ndalojnë për foto tek “Ura e të Dashuruarve”.

Për 40 minuta mbërrijmë në fshatin Novosej, ku duhet të ndjekim rrugën me gropa dhe të amortizuar që të çon për në portën hyrëse të shtegut të ngjyrave.  Në anë të saj shtrihen brigjet e lumit të Reçicës dhe livadhet e Novosejt me lule shumëngjyrëshe.

Drejtuesit e mjeteve që transportojnë çdo ditë turistët tregojnë rreziqet e udhëtimit.

"Punojmë me turizmin e bëjmë shpesh këtë rrugë. Infrastruktura është e keqe, shteti duhet të vërë dorë".

Kemi mbërritur te “Stani i Hoxhës”, cilësuar si porta hyrëse e “Shtegut të Ngjyrave” ku mblidhen aventurierët e natyrës dhe hiking-ut.

Në pritje të grupeve të organizuar më së shumti nga Tirana por edhe qytetet të tjera të vendit zhvillojmë një bisede me pronarin e bujtinës Gëzim Basha.

"Këtu gjejmë klimë të shëndetshme. Trendi është për turizëm në rritje. Ofrojmë kulinari të traditës, pasi zona e Shishtaveci ka qenë gjithnjë e shquar  për kulinarinë", tha Basha.

Basha tha se "ka shumë probleme, siç është mungesa e energjisë elektrike dhe rruga e amortizuar".

Turistët që sapo kanë mbërritur e na tregojnë pse kanë zgjedhur turizmin malor.

"Lugina shumë e bukur, sidomos kur udhëton me motor. Kam shëtitur në vende të tjera dhe nuk e dija se që do ishte kaq bukur, 1300 metra mbi nivelin e detit. Unë jam mjek me profesion dhe sidomos pas pandemisë do ua sugjeroja shumë të gjithëve të vizitojnë këtë vend që të mbushur me ajër të pastër".

"Ka një veçori kjo zonë, butësi të relievit. Nuk është si bjeshkët e Thethit është më kodrinore. I jashtëzakonshëm është ajri i pastër por dhe mikpritja e njerëzve".

"Jemi të apasionuar pas natyrës dhe do ngjitemi në shtegun e ngjyrave", thanë turistët.

Nga këtu, eksploruesit e natyrës vazhdojnë ngjitjen përreth 7 orë në këmbë drejt shtegut të ngjyrave, i cili  kalon nëpër Parkun Natyror Korab-Koritnik. Shtegu i Ngjyrave është një emër i vendosur nga banorët dhe ngjyrat ndryshojnë gjatë stinëve duke i dhënë një pamje spektakolare kësaj lëndine alpine me liqenin e Novosejit në prehër të Malit të Kallabakut.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari