9 maji i 2015-ës do të mbetet gjatë jo vetëm në kujtesën e qytetarëve që jetojnë tashmë në lagjen e trimave në Kumanovë, por do të mbetet një ngjarje e rëndë edhe në vitet e ardhshme.
Jo vetëm për faktin se ajo që njihet “masakra e Kumanovës” la pas të paktën 18 viktima, ku 10 ishin luftëtarë shqiptarë dhe 8 policë maqedonas, por për mënyrën se si ngjarjet e një viti rrodhën për të mbërritur deri në këtë pikë… me përgjakje…
Dhe vijmë sot…një vit më pas…

Lagja e Trimave në qytetin e Kumanovës në Maqedoni, lagje e banuar tërësisht nga shqiptarë, ngjarja ka lënë gjurmë të forta për banorët e veçanërisht për familjarët që pritën grupin e organizuar që vinte kryesisht nga Kosova.
Kjo vjen edhe për shkak se vetë banorët vënë re një përpjekje të qeverisë maqedonase për të tjetërsuar realitetin që lidhet me atë që ndodhi më 9 majin e vitit të shkuar…
Në hyrje të asaj që shqiptarët e konsiderojnë si lagjja e trimave (emërtim që lidhet me trimat që kanë luftuar që prej luftës së 2001), ndërsa maqedonasit e cilësojnë si lagjja e egër (emërtim ky që lidhet me ndërtimet në këtë lagje) por që zyrtarisht kjo lagje mban emrin “Tode Mendoll”, pasojat e një përleshje me armë janë të dukshme edhe një vit më pas.

Ndërsa janë marrë masat për rikonstruksionin e pjesës më të madhe të banesave në këtë lagje, ku plumbat kishin lënë gjurmët nga përleshja në shtëpitë ku kanë pritur grupin e organizuar, gjithçka ka mbetur si një vit më parë…, shenjat e plumbave janë në çdo xham të thyer të banesës së Fadil Fejzullahut, (i cili vijon të jetë ende i arrestuar për strehimin e trimave), shenjat janë në çdo anë të murit të shtëpisë, kudo ka gjurmë të një përleshje të vërtetë me armë…
Por çfarë ndodhi në maj të 2015-ës në Kumanovë?
Një vit më parë në Kumanovë erdhën një grup personash të armatosur nga Kosova. Banorët rrëfejnë se ata nuk kishin si qëllim luftën e as viktimat, por donin të tensiononin situatën për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve për arritjen e një marrëveshje, sa i përket kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë për çështjet etnike përballë qeverisë Gruevski..

Por familjarët e familjes Fejzullahu, mendojnë se grupi që ishte organizuar nga Kosova u keqpërdor nga shërbimi sekret maqedonas dhe ai shqiptar..
Rrëfimi vijon me detaje nga familjarët, të cilët shprehen se policia maqedonase ka gjuajtur pa paralajmërim duke hapur në këtë mënyrë zjarr dhe për të nisur një betejë që la pas viktima.
Nga kjo situatë lufte, shumë persona mbetën të plagosur dhe më shumë u arrestuan. Vetëm në familjen Fejzullahu u arrestuan 14 persona, ndërsa vajza e njërit prej tyre rrëfen momentet e tmerrit që panë përtej mureve të banesës ngjitur..
Dhe në nderim të 10 viktimave nga grupi i trimave me të cilët nuk i lidhte gjaku familjar por gjaku etnik, familjarët këpusin 10 trëndafila para shtëpisë së familjes Fejzullahu ku me qindra gjurmë plumbash mbeten në muret e saj…
Por çfarë mendojnë shqiptarët e Kumanovës së fshihet pas asaj ngjarje. Sipas tyre sinjalet e para të tensionimit të situatës u dhanë që në tetorin e vitit 2014, përpara se sa të nisnin ato që quhen “bombat e Zaevit”.
Gazetari lokal nga Kumanova, Xhenis Sulimani, beson se kjo ngjarje ndodhi për të tërhequr vëmendjen nga ngjarjet politike të atyre ditëve dhe nga ajo se çfarë po ndodhte në politikën e tensionuar të Maqedonisë, pas "bombave" të përgjimeve nga lideri i opozitës Zoran Zaev dhe protestave që shpërthyen kundër qeverisë së Gruevskit.
Sipas tij, “kjo ishte një përpjekje e qartë e Gruevskit për të defokusuar opinionin publik duke angazhuar shërbimin sekret maqedonas për këtë grupim që po organizohej në Kumanovë në kërkim të një marrëveshje për çështjet etnike.
...Por përtej kësaj, sjellja selektive ndaj familjeve që u pozicionuan në krah të grupit të organizuar nga Kosova, është e dukshme…ndërsa shtëpitë e përreth janë drejt përfundimit të rikonstruksionit, familjet që strehuan “trimat” shfaqin një panorame lufte a thua se kjo ngjarje ka ndodhur dje…
Mllefi i shqiptarëve të Kumanovës është i dukshëm, dhe me sa duket edhe i justifikuar…
Ja se si është rruga në hyrje të kësaj lagjeje, ndërsa në qytet është investuar sidomos në zonat ku banorët janë maqedonas e jo shqiptarë.
Por shqiptarët e Kumanovës në nderim të ngjarjeve të një viti më parë për masakrën e Kumanovës, marshuan në rrugët e qytetit e veçanërisht në lagjen e trimave ku me pankarta në duar kërkonin t’i jepej fund terrorit ndaj tyre. Por pati edhe banorë që vendosën të mos i bashkoheshin këtij marshimi e ata ishin veçanërisht familjet ku nuk është vënë dorë në banesat e tyre.
Sipas këtyre familjarëve, përndjekja ndaj tyre vijon.
Atë që ata e quajtën partizimi, dhe jo thjeshtë politizimi i kësaj ngjarje nga partitë shqiptare atje, nuk e mirëpresin, përkundrazi ata kërkojnë vëmendje reale për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

Por “inatin” shqiptarët nuk e kanë vetëm me qeverinë Gruevski, i cili bëri përpjekjen e tij për të defokusuar opinionin publik, shqiptarët e Lagjes së Trimave në Kumanovë, bëjnë përgjegjëse klasën politike shqiptare në Maqedoni për qëndrimin që ajo ka mbajtura jo vetëm për ngjarje të tilla por edhe në raport me interesat e shqiptarëve.
Ata besojnë se politikanë shqiptarë në Maqedoni janë të korruptuar por nuk e humbin shpresën se brezi i ri i politikanëve shqiptarë në Maqedoni do të përcjellë zërin e tyre aty ku duhet…
Por jo vetëm kaq…ndërsa sytë i kanë të drejtuar nga Shqipëria mëmë dhe nga Kosova, ata thonë se jo vetëm për këtë ngjarje por edhe në përgjithësi kur është dashur të mbahet qëndrim për interesat e tyre nga Shqipëria dhe nga Kosova, janë përballur me një qëndrim të ftohtë dhe aspak entuziast.
Por shpresa për Shqipërinë e madhe ende e mban ndezur optimizmin e tyre, në një vend ku 60 përqind e popullsisë është maqedonase dhe 40 përqind e saj është shqiptare.
Kumanova ka rreth 100 mijë banorë dhe vetëm rreth 20 përqind e tyre janë popullsi shqiptare, ndonëse edhe vetë shqiptarët aty thonë se janë më shumë, por që dokumentet zyrtare nuk flasin për shifra reale…E pavarësisht shifrave ata ndihen se janë shumë më shumë, pasi më shumë se çdo gjë ata i bashkon gjaku i shqiptarit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO