TIRANË - Sot ne gazeten Shqiptarja.com një reportazh i gjatë në Lagunën e Karavastasë. Gazetarja Alba Malltezi tregon gjithë perpjekjet dhe sakrificat e tri viteve të fundit për të mbrojtur dhe shtuar specien e rrallë të Pelikanit Kacurrel dhe për të rilindur gjithë faunën e florën e kësaj Lagune. "Kush beson e jeton për të shijuar Parajsën në jetën e përtejme humb kohën kot. Parajsa është në Tokë. Në Lagunën e Karavastasë, për shembull... shkruan Malltezi. (fotot e pelikaneve dhe flamingove nga Armando Babani)...Sapo futesh në të, ndjen një mirëqënie të paqtë, të rrallë për të përditshmen në civilizimin ku jetojmë.

Nuk ka shumë njerëz në lagunë, vetëm një fotograf, disa piktorë, e një çift që ka marrë me vete diçka për të ngrënë e për të shijuar këtë mrekulli të natyrës. Të gjithë nuk pipëtijnë e lëvizin me ngadalë. Duhet të flasim me zë të ulët për të mos shqetësuar shpendët, apo të tjera kafshë të zonës që këto tre vitet e fundit janë kthyer në mbretër të Lagunës. Prej vërteti. Ndërsa afrohemi për të shkuar te kulla e vrojtimit të Pelikanëve lloj lloj shpendësh na fluturojnë nga njëra anë në tjetrën, si për të na shoqëruar dhe kuriozë të shohin se çfarë do të bëjmë.

Për shumë, shumë vite nuk ka qenë e lehtë jeta për ta: Gjatë tranzicionit të pas 1990-s Laguna e Karavastasë, flora dhe fauna e saj kanë qenë gjithnjë në shënjestër të gjahtarëve, të bandave kriminale, të peshkatarëve e peshkimit pa kriter. Deri më 2012, në këtë Park Kombëtar administrata shtetërore, duke shkelur të gjitha rregullat, dha një konçension për peshkim brenda në Lagunë (siç e shihni dhe në këtë dokument të publikuar).

Dëshmitarët në Lagunë tregojnë për Shqiptarja.com se konçensionarët prenë 300 pemë dhe sollën gjuetarë nga Italia për të vrarë shpendët në zonë. Ndërkohë administrata aktuale e Lagunës, drejtuar nga Ardian Koçi, i cili krenohet me ringjalljen e florës dhe faunës, po punon për ta anuluar këtë konçension që e konsiderojnë “të paprecedent dhe të turpshëm”. Në fakt, tamam leja për peshkim në lagunë është sikur t’i varësh në qafë mëlçitë ujkut, do ta përkufizonim me fjalët e urta.

Pelikani kaçurrel, ky zog i veçantë, i rrallë në botë, rrezikoi seriozisht të zhdukej. Flamingot elegante e me krahët rozë, gjithashtu. Por për fat të mirë, gjërat po ndryshojnë dhe ne, me misionin e lajmësit në Lagunë, jemi dëshmitarë të pranisë së tyre e të shumimit me ritëm të admirueshëm.
Punonjësit e Lagunës janë “fanatikë” për shpendët e tyre. Ishullit të Pelikanit kaçurrel do t’i afrohemi në një distancë që ata e kanë matur e që nuk shqetëson aspak shpendët.

Kujdestari i Pelikanëve
Në ujin e Lagunës, me një varkë të vogëlth prej druri do të na shoqërojë Ndriçim Malko, ose Çimi siç e thërrasin të gjithë, kujdestari i Pelikanëve. Ndriçimi është pjesë e administratës së Lagunës, paguhet me një rrogë prej 23 mijë lekësh në muaj dhe bashkë me kolegë të tjerë ruan që varka peshkatarësh të mos i afrohen zonës.

E ruajnë ditë e natë dhe vetë Ndriçimi na shpjegon se pse është kaq e rëndësishme qetësia për Pelikanët: “Janë shpendë të rëndë e shumë të ndjeshëm ndaj zhurmave. Nëse një Pelikan që po ngroh vezët trembet, kur ngrihet për fluturim ai mund t’i thyej ato. Ose nuk kthehet për t’i ringrohur dhe kështu vezët prishen”. Flasim të gjithë me zë të ulët, si mysafirë të sjellshëm në shtëpinë e tyre.
Ndërsa varka e Ndriçimit ecën lehtë lehtë në ujin e cekët e të pastër të Lagunës, ne shohim nga larg ishullin ku janë mbledhur të gjithë Pelikanët... Duken krenarë dhe të kënaqur; tek-tuk ndonjë prej tyre fluturon dhe duket si një boing me pupla, shumë i bukur e hijerëndë. Ka një autoritet të habitshëm ky Pelikan kaçurrel, na imponon respekt, dhe ne e respektojmë. E dini si e quajnë vendasit? Bazhorr, dhe ishullin ku ata qëndrojnë në mes të Lagunës e quajnë Sopi i bazhorrit. “Fjala pelikan – na tregon Ardian Koçi – është futur shumë vonë në përdorim”.
Pa u ndjerë, lundrojmë më tutje; në Lagunë "lahen" rosa e shpendë të ndryshëm dhe pak më poshtë flamingot, të preferuarit e mi, shpendët më të bukur e më elegantë që kam parë ndonjëherë. Që tek zyra e Drejtorit Koçi pamë një të tillë nga afër... Ishte një flamingo i balsamosur, nuk kishte mundur të mbijetonte pasi kishte gëlltitur një tel plastik që ndoshta i ishte dukur si ushqim.
Ndriçim Malko i njeh shumë mirë edhe ato, ndërsa rrinë të qetë në ujin e Lagunës – janë rreth 50 të tillë, - një prej tyre, nga fundi, fluturon drejt kreut të grupit.... “Shikoni, shikoni – na lajmëron Ndriçimi – tani do të ngrihen në fluturim të gjithë”. Dhe kështu ndodhi: njëri pas tjetrit flamingot me krahë rozë u ngritën në fluturim dhe si për të na përshëndetur krijonin forma nga më të magjishmet...
Në kthim, në mes të ujit e të lagunës është një kasolle e vogël prej plastamsi. Këtu kalojnë natën Ndriçimi dhe punonjësit e tjerë. “Kemi 230-240 krerë pelikanë kaçurrelë tani. Në 2014 patëm 37 çifte riprodhues dhe 21 zogj të rinj, në 2015 kishim 46 çifte dhe 48 zogj të rinj. Rezultati i riprodhimit matet me një koeficent që del nga numër i zogjve të rinj pjesëtuar me numrin e çifteve.

Në 2014 koeficenti ishte 0,56, në 2015 arritëm 1,04 dhe ky quhet nje koeficent i lartë. Sukses apo jo?”, tregon Ardian Koçi ndërsa i shkëlqejnë sytë. Këtë formë të shumimit e kujdesit të pelikanëve kaçurrelë, pas eksperiencës së Karavastasë, po e aplikojnë dhe në Malin e Zi.
Patjetër që shifrat tregojnë sukses, kur në këtë zonë deri pak vite më parë gjuhej me tritol e vriteshin shpendë pa pushim. Një pishë 400 vjeçare në Park rrezikon të thahet sepse kanë dashur ta rrëzojnë me një shpërthim. A do të mbijetojë? Moratoriumi i kafshëve dhe i pemëve ndërmarrë nga qeveria shqiptare, është një ndihmë e madhe që natyra shqiptare, Laguna e Karavastasë të gjallërohet e të lindë... Por...
Alarmi për një ndërtim plot zhurmë, jahte, lodra plastike deri helikopter
Lumturia për bukurinë dhe magjinë e Lagunës së Karavastasë nuk na zgjati shumë. Nga mesi i javës që pasoi, ndërsa po përgatisnim këtë shkrim: zbulimi shock. Duke kërkuar në internet kuriozitete dhe informacione rreth Lagunës së Karavastasë, hasëm me këtë lajm: Në krah të Lagunës, vetëm 1 apo 2 kilimetra larg pelikanëve kaçurrelë, kompania Mabetex Albania e pasanikut të njohur shqiptar dhe politikanit të Kosovës Bexhet Pacolli, lajmëron me fotografi dhe projekte në faqen zyrtare të saj ndërtimin e një Resorti luksoz.
Askush nuk din asgjë. Eshtë i habitur deputeti socialist i zonës, Erjon Braçe, i cili po punon shumë për Divjakën e Lagunën dhe thotë se çdo gjë është vetëm foto, të habitur e të painformuar administratorët e Lagunës. Por ndërkohë, fotografitë japin një ide: jahte, beton, helikopterë... aty ku ne po lëvizim me zë të ulët. Nga qeveria shqiptare na thonë se nuk është vendosur asgjë: nuk është folur konkretisht.

Ndërkohë nis debati në rrjetet sociale dhe mendimet janë nga më të ndryshmet: banorë të zonës duken të lumtur që një sipërmarrës i madh i hedh sytë në zonën e tyre dhe një resort luksoz do të hapte qindra vende pune (ndonjë nga ata banorë që vriste kafshët e rrëzonte pemët me tritol), opozitarët, që dje dhanë liçencë për peshkim në Lagunë, sot indinjohen; ambientalistë dhe ekonomistë thonë që zona do të ndihmohej me një resort, por duhet të jetë i ndryshëm në formë, në respekt të mjedisit dhe natyrës.

Ndërkohë fotot e projektit të Pacollit nuk paraqesin asnjë finesë: rrëshkitëse gjigande prej plastike, godinë shumë katëshe me beton, një parkim jahtesh në Lagunë me ujin që arrin 50 cm... Zhurmë, zhurmë dhe vetëm zhurmë për pelikanët, flamingot e gjithë gjallesat që rilindën. Eshtë një projekt që i prezantuar me këtë foto është i gabuar: duhet rishikuar e spostuar në distancë, ndryshe, Pelikanët kaçurrelë do të mbledhin për herë të fundit vezët e tyre, do t’i vendosin në gushën ku mbledhin ushqimin e mbajnë me qejf ndonjë peshk e do të na i hedhin në fytyrë: Merrini! Merrni Lagunën o humanë pa tru, ne po ikim aty ku mund të na lënë të qetë, për të mos u kthyer më kurrë!

Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com data 1 mars 2016
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com