Reporterët pa kufij: Jahjaga
të mos e nënshkruajë Kodin
Reporterët Pa Kufij (RSF) kanë dënuar ashpër Kodin e ri Penal të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 20 prill 2012, në të cilin gjenden edhe dy nene që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët që të zbulojnë burimet e tyre të informacionit në raste të procedimeve kriminale.
PRISHTINE- Reporterët Pa Kufij (RSF) kanë dënuar ashpër Kodin e ri Penal të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 20 prill 2012, në të cilin gjenden edhe dy nene që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët që të zbulojnë burimet e tyre të informacionit në raste të procedimeve kriminale.
Në deklaratën e kësaj organizate thuhet se nenet janë të papranueshme dhe i bëjnë thirrje presidentes Atifete Jahjaga të refuzojë nënshkrimin e këtij kodi penal dhe ta kthejë në Kuvend për të bërë ndryshimet që do të ishin në një vijë me standardet ndërkombëtare.
“Ato qartazi kanë për synim heshtjen e atij lloji të gazetarisë dhe raportimit hulumtues që e bën qeverinë të ndihet jokomod. Gazetarët nuk duhet të shkojnë në burg, për shkak të raportimit të tyre ose për shkak se refuzojnë të zbulojnë burimet e tyre. E drejta për të ushtruar gazetarinë dhe mbrojtur burimet e informacionit duhet të vazhdojë të jetë parim thelbësor"- thuhet në njoftimin për shtyp të RSF. Sipas kësaj organizate "Kodi i ri Penal e vë lirinë e medias në rrezik dhe përfaqëson një sulm serioz kundër demokracisë.
"Presidentja duhet ta bëjë të qartë se nuk dëshiron të jetë pjesë e kësaj forme të sjelljes, e cila kërcënon gazetarët”, thuhet në komunikatën e RSF-së, duke ftuar gjithashtu ekspertët evropianë të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në rihartimin e neneve kundërthënëse.
Neni 37 i Kodit Penal, të miratuar tashmë, mund ta vë një gazetar në shënjestër të ndjekjes penale për një vepër penale të “kryer nëpërmjet medias”. "Perkufizimi i saktë se ç’do të thotë kjo vepër, lë hapësirë të mjaftueshme për interpretim dhe mund të rezultojë me keqpërdorim nga ana e autoriteteve, posaçërisht në rastin e shpifjes."- thuhet në njoftim.
Neni 38 ndërkaq thotë se gazetarët do të jenë “penalisht përgjegjës” në rastet kur refuzojnë të zbulojnë burimet e tyre për të parandaluar “një sulm që përmban rrezik të pashmangshëm ndaj jetës apo integritetit personal”.
Zbatimi i këtij neni rrezikon gazetarinë hulumtuese, dhe do të forcojë në mënyrë të konsiderueshme monopolin e mediave pro-qeveritare dhe propagandën qeveritare. Kosova gjendet në vendin e 87-të nga 179 sa janë në listën e Reporterëve Pa Kufij, në matjet e lirisë së medias.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.8%
-
Të gabuar
22.6%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv
16 Janar, 17:18
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28