Reporterët pa kufij dënojnë 
dhunimin e gazetarit Elvi Fundo

Organizata Reporterët pa Kufij ka reaguar së fundi për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Përmes një deklarate kjo organizatë shpreh keqardhje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 marsit pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku dy persona dhunuan barbarisht drejtuesin e portalit CityNews.al.

“Kohët e fundit gazetari Fundo ka investiguar financimin e disa mediave, përfshi këtu televizionin Ora News, një kanal privat që transmeton lajme”,thuhet në deklaratën e Reporterëve pa Kufij, duke shtuar atë që Fundo ka thënë nga spitali se dhuna ndaj tij mund të ketë lidhje me raportimet e fundit.

“Ne shpresojmë që të bëhet çdo gjë që është e mundur për të identifikuar përgjegjësit e këtij sulmi dhe vënien e tyre para drejtësisë”, deklaron Pauline Ades Mevel, kreu i zyrës së Reporterëve pa Kufij për rajonin e Ballkanit. 

Në deklaratë përmendet gjithashtu se për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në fund, Reporterët pa Kufij theksojnë faktin se Shqipëria është e renditur në vendin e 82 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror për vitin 2016.

elvi fundo

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti