Reporterët pa kufij: 65 gazetarë
humbën jetën gjatë vitit 2017

Reporterët pa kufij: 65 gazetarë<br />humbën jetën gjatë vitit 2017<br /><br>
Të paktën 65 punonjës të medias në të gjithë botën janë vrarë në detyrë gjatë këtij viti raporton organizata për lirinë e medias, Reporters Without Borders. Mes viktimave, 50 ishin gazetarë profesionalistë ndërsa të tjerët qytetarë që raportonin dhe punonjës mediash. Pesë nga vendet më të rrezikshme kanë qenë Siria, Meksika, Afganistani, Iraku dhe Filipinet. Në krahasim me 2016, kemi të bëjmë me një rënie prej 18% të reporterëve të vrarë. 
Në 65 gazetarë të vrarë, 50 janë profesionistë, numri më i ulët që prej vitit 2003, shtatë janë qytetarë-gazetarë (blogera) dhe tetë janë bashkëpunëtorë të medias”, sipas OJQ-së. Nga këta, 39 janë vrarë ose janë shenjestruar me qëllim dhe 26 kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të funksionit të tyre. Ashtu si vitin e kaluar, Siria mbetet vendi më vdekjeprurës për reporterët me 12 gazetarë të vrarë, duke qëndruar para Meksikës (11), Afganistanit (9), Irakut (8) dhe Filipineve (4). “Nëse më pak gazetarë janë vrarë në botë në vitin 2017 në raport me vitin e kaluar (një shifër në rënie me 18%) kjo është për arsye të ndërgjegjësimit në rritje për nevojën e mbrotjes më mirë të gazetarëve dhe rritjen e fushatave të zhvilluara në këtë drejtim nga organizatat ndërkombëtare dhe vetë media”, vlerëson RSF-ja.
 
“Por gjithashtu edhe prej faktit që vendet, e bëra shumë të rrezikshme, po boshatisen nga gazetarët e tyre”, vazhdon ”Reporterët pa kufij”. “Ky është rasti i Sirisë, Irakut, Jemenit, Libisë ku po përballemi me një hemoragji të këtij profesioni”, thotë OJQ-ja me qendër në Paris. “Nëse konfliktet e armatosura vënë në rrezik jetën egazetarëve që mbulojnë këto luftëra, në vende si Meksika kartelet dhe politikanët lokalë bëjnë të mbretërojë terrori, duke detyruar një numër të lartë të gazetarëve të largohen nga vendi i tyre ose profesioni”, shprehet RSF-ja.
 
“Meksika është vendi në paqe më i rrezikshëm në botë për reporterët”, thekson OJQ-ja. “Në vendin e karteleve të drogës, gazetarët që merren me korrupsionin e klasës politike apo me krimin e organizuar janë gati sistematikisht të shënjestruar, të kërcënuar, gati të ekzekutuar me gjakftohtësi. Ky ishte edhe rasti i Javier Valdez Cardenas, gazetar 50-vjeçar me shumë eksperiencë, bashkëpunëtor i AFP-së dhe medias lokale, i vrarë gjakftohtësisht më 15 maj në qytetin meksikan të Kuliakanit”, thuhet në këtë raport të RSF-së.
 
Siria, vendi më i përgjakshëm 
I shkatërruar nga një konflikt pa fund, Siria, mbetet vendi më vdekjeprurës për gazetarët që prej vitit 2012. “Në terren, rreziku është kudo dhe reporterët, qofshin profesionistë ose jo, janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj goditjeve të snajperave, predhave, shpërthimit të ndonjë bombe artizanale ose të ndonjë kamikazi”, tregon RSF-ja. OJQ-ja thekson se “gazetarët lokalë janë më të ekspozuarit për shkak të zvogëlimit të reporterëve të huaj në terren”. Në vitin 2017, 58 gazetarë janë vrarë në vendin e tyre të origjinës ndërkohë që shtatë reporterë janë vrarë jashtë vendit mes të cilëve francezi, Stephan Villeneuve dhe zvicerania, Veronique Robert të vrarë më 19 qershor në Irak.
 
RSF-ja tregon gjithashtu se 10 gra u vranë këtë vit, kundrejt pesë vitin e kaluar. “Shumica e tyre kishin të përbashkët se ishin gazetare investigative me eksperiencë, luftarake dhe me penë të mprehtë”, thotë RSF-ja duke cituar kryesisht vrasjen me veturë bombë në Maltë më 16 tetor të gazetares malteze, Daphne Caruana Galizia. Përveç gazetarëve të vrarë, RSF-ja numëron një shifër prej 326 gazetarësh të burgosur nga të cilët 202 janë profesionistë, 107 blogerë dhe 17 bashkëpunëtorë të medias. Nëse tendenca e përgjithshme është në rënie, disa vende vazhdojnë, në të kundërt, të kenë një numër të pazakontë gazetarësh të burgosur këtë vit. Ky është rasti i Marokut ku një gazetar profesionist, Hamid El Mahdaoui, katër blogerë dhe tre bashkëpunëtorë të medias mbahen aktualisht të burgosur për mbulimin që i bënë revoltës popullore që trondit rajonin e Rifit që prej fundit të vitit 2016. “Në Rusi, pesë gazetarë dhe një bloger janë aktualisht pas hekurave”, shkruan RSF-ja.

Por është Kina që mban numrin rekord të gazetarëve të burgosur me 52 prej tyre në burg, para Turqisë (43), Sirisë (24), Iranit (23) dhe Vjetnamit (19). Sot e kësaj dite, thekson RSF-ja, “54 gazetarë nga të cilët 44 profesionistë, vazhdojnë të mbahen peng kryesisht nga grupet e armatosura si Grupi Shteti Islamik që mban peng 22 gazetarë”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij