Sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj gazetarit Adriatik Doçi, mbi investigimin e tij mbi nënshtetësitë e dhëna nga kreu i shtetit ka marrë dhe vëmendjen e organizatave të huaja mbi lirinë e mediaj.

"Reporterët pa Kufij" shkruajnë përmes një postimi në Twitter se i dënojnë sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj gazetarëve si dhe ofendoi gazetarin Adriatik Doçi.

"Dënojmë komentet denigruese të Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit për gazetarët! Meta ofendoi Adriatik Doçin e Report Tv kur ky i fundit publikoi investigimin mbi dhënien e mundshme të nënshtetësive" - shkruan Reporterët pa Kufij në Twitter.

Ndërkohë organizata ndërkombëtare "Reporterët pa Kufij" kanë shprehur kritika dhe për kryeministrin Edi Rama.

Ata shkruajnë se Rama ka vlerësuar punën e bërë nga gazetari Adriatik Doçi ndërkohë që vetë ai ka sulmuar gazetarët e tjerë të një tjetër televizioni tjetër, Klan Tv.

"Doçi u vlerësua nga kundërshtari i Presidentit, Kryeministri Edi Rama i cili megjithatë e kishte trajtuar Klan TV si gënjeshtar për raportimin e tyre të mëparshëm mbi përfshirjen e tij në kontrata të pretenduara korruptive. Udhëheqësit politikë në Shqipëri duhet të shmangin aplikimin e standardeve të dyfishta" - shkruajnë nw Twitter.

Sulmet nga Presidenti Meta ndaj gazetarit Adriatik Doçi erdhën pas publikimit të investigimit mbi nënshtetësitë. Sipas këtij investigimi, Meta ka dhënë 419 nënshtetësi VIP në harkun kohor të 3 viteve.

Ndërkohë që ka dhënë nënshtetësi për futbollistin Cobbinah me një proces të përshpejtuar për vetëm 8 orë.