Reporterët pa Kufij: Talibanët po kufizojnë mediat

Reporterët pa Kufij: Talibanët po kufizojnë mediat

Rikthimi i talebanëve në fuqi ka bërë që ata të imponojnë kufizime të shumta ndaj medias ka deklaruar organizata "Reporterët pa Kufij”.

Sipas saj ditët e fundit ka paturrritje të kërcënimeve, presioneve dhe ndonjëherë dhunës nga ana e talebanëve ndaj mediave.  Të paktën 10 gazetarë janë kërcënuar ose sulmuar gjatë punës së tyre në rrugët e Kabulit dhe Xhalalabadit brenda një jave, duke shtuar se rreth 100 media private në të gjithë vendin ndaluan punën e tyre gjatë kësaj kohe.

"Gjatë një jave talebanët rrahën pesë gazetarë dhe kameramanë nga kanali ynë. Ata kontrollojnë gjithçka që transmetojmë ", citoi organizata një punëtor të një kanali televiziv privat.

Ndërkohë, mediat janë detyruar të pezullojnë një pjesë të programeve të tyre sepse talebanët i urdhëruan ata të respektojnë ligjin islam, thonë Reporterët Pa Kufij.

"Serialet dhe programet sociale janë ndalur. Ne transmetojmë vetëm buletine të shkurtra lajmesh dhe dokumentarë arkivorë", tha një punëtor i një stacioni televiziv privat.

Korrespondentët e huaj që mbetën në kryeqytet nuk janë "subjekt i këtyre rregullave dhe arrijnë të punojnë pothuajse normalisht, por për sa kohë?" shtron pyetjen organizata.

Hapja e shumë mediave ishte vlerësuar si një nga arritjet më të mëdha të Afganistanit në 20 vjetët e fundit, pasi në periudhën e parë të sundimit të tyre ata ishin të ndaluar.

Që kur e morën pushtetin në Kabul, grupi militant është munduar të paraqesë një pasqyrë mbase më të moderuar, duke u zotuar të mbrojë mediat e lira dhe të drejtat e grave - edhe pse brenda kornizës së rregullave të Islamit.

Talebanët morën kontrollin e Afganistanit, pas vendimit të presidentit Biden dhe NATO për të tërhequr të gjitha trupat nga Afganistani.


Lajmi kryesor:

Afganistani/ Biden ‘kundër’ aleatëve: Tërheqim trupat deri më 31 gusht! Talebanët fillojnë emërimet në qeverinë e re! Veteranët e ish të burgosurit marrin ministritë kryesore


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)