
Reporteri për Shqipërinë në BE, David Lega, ka uruar kreun e PD Lulzim Basha për 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Lega shprehet se PD ka luajtur rol të rëndësishëm në arenën politike në Shqpëri ndaj duhet të jetë e bashkuar dhe e fortë.
“Urimet më të ngrohta për 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetarit Lulzim Basha. Partia Demokratike ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenën politike në Shqipëri dhe duhet të mbetet e bashkuar dhe e fortë.” shkruan Lega.









