Rep-pop/ Jeshile, e kuqe dhe rozë, ngjyrat protagoniste në stinën më romantikë të vitit, vjeshtën

Pas një vere të gjatë dhe të nxehtë, vjeshta vjen e freskët për të rifilluar rutinën e përditshme plotë angazhime.

Në stinën më romantike të vitit, moda rikthehet me protagoniste ngjyrat e ndezurat, për të nxjerrë edhe një herë në pah bukurinë dhe hijeshinë e një gruaje.

Për një ngjyrë të cilën mund të mbani veshur në një ditë të zakonshme pune, e më pas të dilni për një darke romantike me të dashurin tuaj, duhet padiskutim të zgjidhni të kuqen.Nëse doni të guxoni, sugjerimi më “in” i momentit është e kuqe dhe rozë. Tani që koha ka filluar të freskohet, një xhaketë e kuqe ka “fuqinë” të shndërrojë një veshje të zakonshme në super cool.

Nuancat e rozës do të jenë gjithashtu shumë në modë për sezonin e vjeshtës. Një fustan pink e ndezur me një xhaketë dhe një çantë të bardhë është gjithçka që u nevojitet për t’i dhënë pak ngjyra vjeshtës suaj. Por a e dini se çfarë ju duhet patjetër këtë sezon? Një xhaketë rozë!

Jeshilja dhe nuancat e saja do të jenë gjithashtu në mode këtë vjeshtë!

Ajo është një ngjyrë mjaft mbretërore e cila duhet t zgjidhet dhe kombinohet me shumë kujdes! Për vajzat që nuk kanë frikë të guxojnë, një fustan i ngushtë jeshil i cili do të nxirrte në pah format e trupit tuaj do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për një mëngjes vjeshte. Nëse nuk keni blerë së fundmi një çantë të re, një zgjedhje shumë e mirë do të ishtë një në ngjyrën jeshile.

Ngjyra e imagjinatës dhe frymëzimit, bluja do të jetë gjithashtu “In” këtë sezon!

Një këmishë ngjyrë bojëqielli me një palë pantallona të bardha ose të zeza është një kombinim casual që secila mund të provojë në përditshmëri.

Çfarë mund të bëni gjithashtu është të përdorni në veshjen tuaja disa nuancat të blusë dhe më besoni, nuk do të zhgënjeheni nga rezultati.

Këto janë disa prej ngjyrave më “In’ dhe më në mode të kësaj vjeshte! Provoni të vishni ngjyra më të ndezura këtë sezon, për t’i dhënë gjallëri ditëve tuaja.  Kush tha se roza është vetëm një ngjyrë verore?

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi