
Ministri i Jashtëm çek e ka krahasuar sulmin në digën Nova Kakhovka me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë kundër civilëve.
Përmes një postimi në Twitter, Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky e ka konsideruar bombardimin e digës një brutalitet që duhet ndëshkuar.
Ai ka akuzuar Moskën, për këtë akt të tmerrshëm në agresionin e saj kundër Ukrainës.
Kievi dhe Moska vijojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për shkatërrimin e digës Nova Kakhovka në Ukrainën jugore, ndërkohë që kaosi dhe paniku ka pushtuar zonën .
Ekziston frika se shembja e pengesës mund të çojë në përmbytje masive në rajonin Kherson.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shkatërrohet diga afër Kherson, përmbytje masive, evakuohen banorët! Kuleba: Mijëra civilë në rrezik! Zelensky: Rusia nuk na ndal dot









