E krahasojnë me Kapelën e Sistinës së Mikelanxhelos, e në të nuk ka vetëm muzikë, “Messa da Requiem” e Giuseppe Verdit për herë të parë jetësohet në Teatrin e Operas. Një requiem shpirtëror që sjell tallazet e jetës së Verdit, e vdekjet që mbërthyen familjen e tij, por edhe pozicionin laik mbizotërues në Evropën e viteve ‘800.
Muzikë që mbërthen dyshimet, terrorin, përpjekjet e kompozitorit për të kuptuar misterin e vdekjes, e arsyetuar rreth besimit, pa e humbur romantizmin jetësohen nga katër solistë, orchestra e RTSH-së dhe ajo e TKOB si dhe kori i dyfishtë, nga “Opera” dhe Filarmonia e Kosovës.
“Është një rol dhe koncert shumë i madh. Të zgjidhesh për të punuar me të tillë kolegë dhe në një Opera kaq të bukur, për mua do të thotë me të vërtetë shumë”, thotë solisti Andrea Vittorio De Campo.
“Pavarësisht komponentëve të shumtë, që kërkon ky kompozim, si orkestra, kori, artisti e gjen veten vetëm, duke folur drejtpërdrejtë me Zotin. Në disa pika e trajton si të barabartë me veten. Sepse ky është Requiem-i, është shumë, është një përballje e fortë e vetmitarë me Zotin”, thotë tenori Raffaele Abete.
Ndërsa dirigjenti i orkestrës rrëfen çka e nxit të rikthehet në “Operan” shqiptare, tanimë për të vënë në skenë, këtë vepër të kompozitorit të njohur italian.
“Unë udhëtoj shpesh, punoj në të gjithë botën por ky teatër, kjo opera, kjo orkestër kanë për mua diçka shumë të veçantë dhe është diçka e vështirë për tu përshkruar, sepse në punën tonë ajo që ka me të vërtetë rëndësi është emocioni që ndiejmë.”, thotë dirigjenti Jacopo Sipari.
Artistët ftojnë publikun, në dy mbrëmje radhazi, të premten e të shtunën, të përfshihen përmes muzikës në kërkimin shpirtëror veridan, për refleksionet në çka ndodh në post mortem e skepticizmin që mbetet edhe në finale tek kori përsërit “Libera me”…
SI.E./A.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.3%
-
Të gabuar
28.1%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 2517
Lajme të tjera
-
Voshtina sjell muzikalin ‘Callas and Onassis’ në Teatrin e Operës dhe Baletit
21 Janar, 13:05
-
E dashuruar me muzikën prej vegjëlisë, flautistja e parë Enalda Gjoni, 2 dekada në ‘Opera’! Rrëfen rrugëtimin artistik dhe ‘Klasikët’ që mbërrijnë sot në teatër
14 Janar, 15:15
-
Artisti i Operas, Xhieldo Hyseni, fiton konkursin ndërkombëtar 'AsLiCo' për këngëtarët e rinj lirik! Voshtina: I hap rrugë talenteve të reja
9 Janar, 09:47
-
Surprizat e Galasë/ ‘Kthim në shtëpi’! Adela e Anxhelo Muçollari, në 'Opera' për tri net: Arritjet ia dedikojmë nënës
18 Dhjetor 2022, 16:00
-
Blenard Azizaj në Opera, në skenë 2 netë ‘Emigrimi i Madh’:Ikëm maleve! Rikthimi emocion, na pret dhe familja
31 Tetor 2022, 18:08
-
Vjen në Tiranë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor, ja yjet që do ngjiten në skenë
28 Tetor 2022, 18:06
-
Nga ‘Actus Tragicus’ i Bah, tek ‘Actus for Vjosa’ i Gentian Dodës, artisti: Në këtë vepër, jo vetëm kauza e lumit, por edhe e artit, atij kontemporan
23 Tetor 2022, 15:53
-
Shpallet 'Miss Globe 2022', kush është vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës! Mes fituesve edhe shqiptarja Drita Ziriu
16 Tetor 2022, 15:00
-
Elbenita Kajtazi, nga skenat prestigjioze, në Teatrin e Operas! Fëmijëria në Mitrovicë e raporti me Jahon, sopranoja: Mirënjohës, na pritët në luftë
14 Tetor 2022, 18:54
-
Artisti italian Alessandro Quarta, ‘Gjeniu i muzikës’ që preku skenën e ‘Operas’
14 Tetor 2022, 09:52
-
S’ka hapësira, Biblioteka ekspozon në 'OPERA'! 11 vëllime e 844 gravura nga ekspedita e Napoleon Bonapartit në Egjipt, Misha: Botim i rrallë
20 Shtator 2022, 16:54
-
'Zare', Ilir Shaqiri në 'Opera': Tabani ADN-ja jonë! Arti i paraprin politikës, sot sikur vallëzoi gjithë Shqipëria, ajo natyralja që ne duam
15 Shtator 2022, 17:51