Reshjet e dëborës kanë prekur zonat malore në rrethin e Kukësit, si në Fushë-Dukagjin dhe te Tuneli i Kalimashit në Rrugën e Kombit, ku trashësia ka arritur në 8 centimetra.

Ka prani të mjegullës dhe 5 borë-pastruese janë në rruge nga kompania mirëmbajtëse për pastrimin e borës në dy sense drejtimi.

Rruga është e qarkullueshme por drejtuesit duhet  të tregojnë kujdes të lëvizin me paisje dimerore pasi pritet që reshjet të vijojnë edhe në orët në vijim.

Kujdes duhet treguar edhe në Rrugen Kukës-Shishtavec.

s.k/Shqiptarja.com