Situata me reshjet e dëborës në Korçë paraqitet e qëndrueshme, ndërsa vijon monitorimi për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Në segmentet Libonik–Rëmbec–Plasë, Korçë–Voskopojë dhe Boboshticë–Dardhë, qarkullimi mund të kryhet vetëm me goma dimërore. Strukturat janë në terren duke kryer pastrim dhe kriposje. Në Boboshticë-Dardhë (Lapidari i Podgories) janë dy borëpastruese në terren.
Në të gjitha akset e tjera, përkatësisht Ersekë–Tre Urat, Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras, reshjet vijojnë, por deri më tani nuk raportohen vështirësi në lëvizje.
Në Pogradec, përveç reshjeve të pakta të dëborës në zonën e tuneleve, nuk raportohen probleme. Niveli i lumenjve paraqitet në prurje normale, pa rrezik për përmbytje.
Nuk paraqiten probleme në bashkitë e tjera të qarkut Korçë.
Energjia elektrike është ndërprerë për 12 abonentë në fiderin Cervenak, NST Guri i Kuq. Grupet e punës ndodhen në terren për evidentimin dhe riparimin e defektit.
Lajmi kryesor:
Shkarkimet ne tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm, rruga e kalueshme vetëm me mjete të larta












