KUKËS - Mesdita e kësaj të premteje ka shënuar rreshje të dendura dëbore në rajonin verilindor të vendit, ku intensitet i lartë është hasur në segmntin e Rrugës së Kombit nga Fushë - Dukagjini deri në hyrje të Tunelit të Kalimashit si dhe në disa pjesë të segmentit Kukës-Morinë. 

Por nga reshjet e dëborës nuk ka pasur probleme me qarkullimin e automjeteve në këto akse dhe situata është nën kontoll. Përgjatë këtyre dy segmenteve kompania mirëmbajtëse ka nxjerrë në terren 8 mjete borëpastruese si dhe hedhjen e kripës në rrugë, ndërsa aksi po patrullohet nga 4 njësi të Policisë Rrugore. 

bore

Kjo e fundit apelon që të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të pajisura me zinxhirë dhe të marrin marrin masat pasi mund të hasin vështirësi. 

“Aktualisht në Rrugën e Kombit kemi 8 borëpastruese që po punojnë nga tuneli deri në doganën e Morinit. Rreshjet vazhdojnë, po hidhet kripë në të gjithë aksin rrugor. Kemi marrë të gjitha masat për të mirëmbajtur sa më mirë rrugën dhe të jetë e qarkullueshme”, shprehet Fiqri Taci nga kompania mirembajtese.

fiqri taci

Ndërkohë si pasojë e reshjeve të dëborës është vështirësuar lëvizja e automjeteve në aksin Rreshen-Tuneli i Kalimashit. Në këtë aks trashësia e dëborës arrin mbi 10 centimetra. 

bore

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)