1767454436_aa.JPG

Reshjet e shiut me intensitet të lartë do të përfshijnë vendin duke nisur nga pasditja e sotme dhe do të vijojnë edhe nesër (4 janar), kryesisht në veriun dhe jugun e Shqipërisë.

Sipas parashikimeve, në qarqet Shkodër dhe Kukës ekziston rreziku për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë si dhe rrëshqitje dherash. 

Instituti i Gjeoshkencave njofton se gjatë periudhës 3–7 janar 2026 priten reshje intensive, të cilat do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve të lumenjve Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Temperaturat për ditën e diel pritet të luhaten nga 13 deri në 17 gradë Celsius në zonat bregdetare, nga 10 deri në 18 gradë në zonat e ulëta dhe nga 4 deri në 12 gradë në zonat malore.

Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave:

'Sot pasdite (e shtunë, dt. 03) dhe  nesër (e diel, dt. 04) do të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (3 -7 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Reshjet

Sot pasdite (shtunë, dt. 03) dhe nesër (e diel, dt. 04) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). 

Temperatura 

Nesër (e diel, dt. 04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13/ 17 °C       
në vendet e ulëta: 10 / 18 °C      
në vendet malore:  4 / 12 °C         

Era

Sot pasdite (shtunë, dt. 03) dhe nesër (e diel, dt. 04) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ 3 akse të prekura nga reshjet, shembet rruga në Shkodër! Mungesë energjie në disa fshatra në Fushë Arrëz dhe Pukë