Reshje shiu në disa qytete,probleme
në qarkullimin rrugor dhe në Tiranë

Reshje shiu në disa qytete,probleme<br />në qarkullimin rrugor dhe në Tiranë
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë këtë të shtunë disa qytete, ku problemet më të mëdha janë konstatuar në qarkullimin e automjeteve.

Sasia e madhe e reshjeve ka përmbytur disa prej rrugëve ku e ka bërë të pamundur qarkullimin e qytetarëve.

I njëjti fenomen ka qenë edhe në Tiranë ku pusetat ndonëse kanë funksionuar, e kanë pasur të vështirë përballimin e një sasie kaq të madhe reshjesh çka ka bërë që trafiku të rëndohej dhe qytetarët të kenë vështirësi për ecjen nëpër rrugë.

Me uljen e intensitetit të reshjeve ekspertët e bashkisë së Tiranës janë shpërndarë në terren për të bërë të mundur kalimin e ujit nëpër puseta dhe ardhjen në ndihmë të atyre që kanë pasur nevojë.

Sipas shërbimit meterologjik kushtet atmosferike do të pësojnë ndryshime gjatë këtyre ditëve ku do të ketë reshje shiu por edhe diell dhe temperatura të larta.

Në Durrës probleme nga reshjet e shiut janë shfaqur në disa zona. Trafik i rënduar dhe bllokime të herëpashershme ka pasur tek Ura e Dajlanit, Stacioni i trenit dhe shkolla prapa stadiumit ku është dashur ndërhyrja për të përmirësuar trafikun e automjeteve.

shqiu ne tirane

shqiu ne tirane

shqiu ne tirane

shqiu ne tirane

shiu ne tirane

shiu ne tirane
(Rrugët e përmbytura në Tiranë)

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve