Prurjet e lumenjve të dy Drinave në basenin ujëmbledhës më të madh në vend aktualisht kanë arritur mbi 250 metër kub në sekondë pa llogaritur prurjet e tjera anësore.
Kuota aktuale e liqenit është 284 metra nga 296 metra që është kufiri maksimali i lejuar dhe prurjet janë optimale.
Fierza punon me tre turbina nga katër të tilla. Për shkak të rrezikut nga përmbytjet që sjellin reshjet e dimrit, KESH ka ngritur një grup pune i cili ka përfunduar testet e sigurisë së veprave dhe po synohet që të ruhet balanca e prurjeve për të shmangur shkarkimet.
[gallery]19111[/gallery]
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)