Reshje shiu në të gjithë vendin dhe borë në zonat malore, ja si do të jetë moti këtë të enjte

Reshje shiu në të gjithë vendin dhe borë në zonat malore, ja si do të jetë moti këtë të enjte

Dita e enjte sërish do të vijë me mot të vranët, por prej orëve të mesditës vranësirat do t`ja lenë vendin motit të kthjellët.

Reshjet e shiut, të cilat parashikohen të herëpashershme deri në orët e mëngjesit do të marrin karakter lokal përgjatë bregdetit deri në mesditë. Më tej, do të ndërpriten në të gjithë vendin. Po kështu, përgjatë maleve bora e dobët do të jetë e pranishme deri në mesditë.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 2ºC deri në 9ºC
zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 8ºC deri në 16ºC

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza