Reshje shiu, por temperatura të larta, Anira Gjoni për Report Tv: Qarqet më të prekura janë Vlora dhe Gjirokastra

Kjo javë e fundit e Marsit ka nisur me reshje shiu. Për Report Tv, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se shiu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa temperaturat do të jenë të larta.

Sa i përket intensitetit të reshjeve Gjoni tha se nesër do të kemi një ulje të reshjeve të shiut, megjithatë kjo do të zgjasë shumë pak.

"Të enjten do të rikthehen sërish reshjet me intensitet mesatar. Qarqet më të prekura janë Vlora dhe Gjirokastra, ku dhe do të shoqërohen me me shtrëngata", tha Gjoni.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat bregedetare 12 -16 gradë celcius;

Në  zonat e ulëta 11 - 17 gradë celcius;

Në zonat malore 6 – 12 gradë celcius.

Gjoni nënvizoi gjithashtu se të premten kryesisht në veri dhe lindje, 1000 metra mbi nivelin e detit do të kemi reshje dëbore me intensitet të ulët, teksa theksoi se do të kemi një rënie të temperaturave me 2 gradë, por jo ulje drastike.

Sipas parashikimeve reshjet do të jenë të pranishme edhe gjatë muajit prill.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me reagimin tonë shkatërrues

Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me reagimin tonë shkatërrues