Reshje shiu të dendura dhe qytete nën ujë, Australia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
Shiu i rrëmbyer dhe pa pushim i ditëve të fundit në Australi, ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët, kryesisht në Uellsin e ri Jugor, të cilët kanë braktisur banesat e tyre, tashmë nën ujë.
Redaksia 22 Mars 2021, 10:00 | Përditesimi: 22 Mars 2021, 12:15
Australi- Shiu i rrëmbyer dhe pa pushim i ditëve të fundit në Australi, ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët, kryesisht në Uellsin e ri Jugor, të cilët kanë braktisur banesat e tyre, tashmë nën ujë.
Mbi 18 mijë banorë, të prekur nga kjo përmbytje katastrofale, dhe ndër më të rrezikshmet të dekadave të fundit janë evakuuar dhe dhjetëra të tjerë janë shpëtuar teksa shiu i pamëshirshëm është munduar të marrë çdo gjë me vete.
Kryeqyteti australian, Sidnej është një ndër qytetet më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit, ku reshjet e dendura sollën mbi 300 milimetra shi prej së premtes.
Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, teksa sipas parashikimeve të meteorologëve, situata nuk pritet të përmirësohet deri në fund të kësaj jave.
Shkollat janë mbyllur dhe fluturimet janë pezulluar në pjesën më të madhe të zonavë të prekura nga përmbytjet.
Kryeqeveritarja e Nju-South-Uellsit Gladys Berejiklian, tha se një gjë e tillë nuk është parë në 50 vitet e fundit.
“Një e tillë nuk është parë në 50 vitet e fundit. Situata është serioze, ju lutem merreni si të tillë”, tha ajo.
Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, banesa të braktisura, makina të dëmtuara dhe sipërfaqe të mëdha nën ujë, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë.