Reshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente edhe në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë. Albanian Highway Concession (AHC), firma kontraktore e mirëmbajtjes së rrugës njofton se rruga është e pastruar nga dëbora dhe nuk ka probleme në qarkullimin rrugor.
Duke u nisur parashikimet për ditët në vazhdim, AHC njofton se ka marrë të gjjtha masat duke rritur numrin e shërbimeve për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.
AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”
"Kërkojmë nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar. Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin. Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast zinxhirë në makinë", njofton AHC.