Ditët e fundit që vendi është kapluar nga reshjet e dendura, era e fortë dhe temperatura e ulëta, probleme me energjinë elektrike kanë hasur disa fshatra në Tepelenë dhe Memaliaj.

Salari, Lekdush. Rexhine dhe Bënçë, janë disa prej fhstrave me problematikat më të theksuara për sa i përket furnizimit me energji elektrike në Tepelenë. Në Memaliaj e njëjta situatë paraqitet në Zhapokikë 1 dhe Zhapokikë 2.

Ndërkohë Brigadat e njësisë OSSH Malësi e Madhe po punon maksimalisht nga 23 elektricistë prej ditësh për pastrimin e trasesë dhe lidhjen e linjave të këputura nga reshjet e dëborës. Aktualisht, situata paraqitet më e stabilizuar dhe grupet vijojnë të jenë në gatishmëri maksimale.

Ndërkohë reshjet e dëborës që kanë përfshirë qarkun e Dibrës kanë bërë që bypass në Rrugën e Arbrit të jetë i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

vijon

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Reshje dëbore, bypass-i i Rrugës së Arbrit i kalueshëm vetëm me zinxhirë

Dibra është përfshirë nga reshje dëbore ditën e sotme, duke vështirësuar qarkullimin e automjete në bypass-in e Rrugës së Arbrit. Bëhet me dije se kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhir, ndërsa kanë nisur punën për pastrimin e rrugës borëpastruese.

Ora 10:47
Pa energji elektrike në Malësinë e Madhe, OSSH Shkodër: 23 elektricistë në terren, po punohet për riparimin e fiderit Kelmend, dëmtuar nga bora

Brigadat e njësisë OSSH Malësi e Madhe janë duke punuar prej ditësh për pastrimin e trasesë dhe lidhjen e linjave të këputura nga reshjet e dëborës.

Në terren janë angazhuar 23 elektricistë, të pajisur me bazë materiale dhe mjete pune. Fideri i Kelmendit ka shtrirjen më të gjatë, mbi 100 km deri në Vermosh.

Në disa zona makina e OSSH kalon me vështirësi. Aktualisht, situata paraqitet më e stabilizuar dhe grupet vijojnë të jenë në gatishmëri maksimale.