Moti i keq dhe me reshje ka shoqëruar Tiranën gjatë gjithë ditës së sotme. Edhe pse në orët e mbrëmjes reshjet ishin me intensitet të lartë nuk u konstatuan probleme në qarkullim apo raste përmbytje.
Pak para mesnatës në qiellin e Tiranës u pa edhe një stuhi rrufeshë, e cila zgjati për disa minuta. Reshjet ishin paralajmëruar më herët se fundi i javës do të sillte ulje të temperaturave dhe reshje shiu në kryeqytet dhe në të gjithë territorin e vendit.
Nga shiu janë përfshirë përveç Tiranës edhe disa qytete të tjera nga jugu në veri, ndërsa në Durrës ka rënë me intensitet në mbrëmje duke shkaktuar edhe përmbytje, por nuk ka shkaktuar probleme serioze.
Sipas parashikimeve të motit pritet që deri të mërkurën të vijojnë reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta. Ndërkohë që mesjava ka rezervuar diell dhe temperatura të larta.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com