Reshje të dendura shiu në Vlorë, pushuesit largohen nga plazhet! Krijohet trafik në Lungomare

 

Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë filluar prej orës 11:00 të mesditës kanë larguar pushuesit vendas por edhe turistë e huaj nga plazhi në qytetin e Vlorës. Të gjitha plazhet e qytetit janë boshatisur nga pushuesit dhe turistët të cilët si rrjedhojë e shiut janë larguar me shpejtësi. Pronarët e plazheve kanë zgjedhur që çadrat dhe shezlongët ti mbyllin dhe ti sigurojnë nga era e fortë bregdetare e cila vijon prej disa orësh në bregdet.

Largimi i pushuesve dhe turistëve ka shkaktuar trafik në rrugët e qytetit të Vlorës sidomos në segmentet dalëse të qytetit. Trafiku dhe qarkullimi i rënduar i automjeteve fillon që në shëtitoren Lungomare dhe vazhdon më pas në rrugën Transballkanike dhe në pjesën lidhëse të kësaj të fundit me autostradën Levan Vlorë. Ndërkohë nga njësitë hoteliere raportohet një numër minimal prenotimesh ditën e sotme në qytet, si rrjedhojë e kohës së keqe.

Prenotime momentale për fundjavën e cila pritej të ishte frymëmarrje për turizmin, nuk i kalojnë shifrat e 20 %, teksa këto prenotime janë nga shtetasit e huaj të cilët kanë prenotuar ditë më parë. Vendasi dhe pushuesit e ardhur nga qytete të ndryshme kanë zgjedhur që të anulojnë një pjesë të prenotimeve ose ti shtyjnë këto të fundit, si rrjedhojë e kohës së keqe.


Lajmi kryesor:

I gjithë vendi ‘pushtohet’ nga moti i keq, reshjet e shiut largojnë pushuesit nga zonat bregdetare


SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall