Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i vlerave të ulta barike në vend duke kushtëzuar vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit tonë, por në zonat veriore- verilindore parashikohen reshje dëbore.
Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në territor.’
Temperaturat e ajrit luhaten lehtë në të dyja vlerat ditore duke bërë që vlerat e mëngjesit të zbresin në -1°C në zonat malore ndërsa mesdita do të shënojë deri në 15°C në zonat bregdetare.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.