DIBËR- Reshje të dendura dëbore që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme qarkun e Dibrës, kanë shkaktuar mbylljen e by pass-it në Murrizë, në Rrugën e Arbrit, i cili është bllokuar për disa orë. Më ndërhyrjen e borëpastruesve është bërë e mundur hapja e by pass-it në Murrizë, ndërsa kalimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrinte deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.
Nga ana tjetër qarku i Elbasanit që nga pasditja e djeshme e gjatë orëve të mbrëmjes është përfshirë nga reshje shiu e dëbore në lartësi. Fatmirësisht përveç problematikave të vogla të qarkullimit në disa akse, të cilat janë zgjidhur menjëherë situata është nën kontroll.
Një furgon me 15 mësues ka mbetur i bllokuar në rrugë në Velçan të Pogradecit, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Furgoni me mësues, ka mbetur i bllokuar në rrugë, ndërsa qarkullimi tij ka vijuar pas 30 minutave.
Qarku Elbasan që nga pasditja e djeshme e gjatë orëve të mbrëmjes është përfshirë nga reshje shiu e dëbore në lartësi.
Nga raportimet e strukturave të Emergjencave Civile në bashki rezulton situatë nën kontroll. Akset rrugore janë të hapura. Ka pasur prezencë inertesh në aksin Gramsh-Moglice. Prezencë dëbore kemi pasur në aksin Elbasan-Gjinar ku në orët e para ka krijuar pak problematika në qarkullim, por tani rruga është e hapur. Lëvizje me zinxhirë kryhet në rrugët e fshatrave që lishen me Nj.A Labinot Mal bashkia Elbasan dhe ne segmentin Lunik-Klenje të aksit rrugor nacional Librazhd-Sterbleve.
Nuk kemi probleme me prurjet e lumenjve e përrenjve në qark.
Furnizimi me energji elektrike paraqitet pa probleme.
Në qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje dëbore, ndërsa trashësia vijon nga 10-25 cm. Në zona të veçanta reshjet janë shoqëruar me stuhi ere nga drejtimi i veriut, duke krijuar edhe duna dëbore. Vlera minimale e temperaturës ka shkuar deri në -5 gradë.
Akset kombëtare të juglindjes janë të qarkullueshëm normalisht, por në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë dhe Grabovicë qarkullimi është i vështirë për shkak të ngricës.
Kushtëzuar nga sasia e reshjeve, temperaturat, prezenca e erës në disa zona, qarkullimi i mjeteve rekomandohet me goma dimërore, në orët e paradites.
Ato që paraqesin vështirësi në qarkullim janë rrugët rurale të qarkut të Korçës. Disa fshatra si, Gora, Panariti apo Mokra kanë vështirësi në qarkullim.
Ndëkohë si pasojë e rreshjeve raportohet se kanë mbetur 10 fshatra pa energji elektrike.
Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që në rrugën Krujë - Qafështame të krijohet prezencë akulli.
Dhe pse trashësia e dëborës është e papërfillshme pasi bëhet fjalë për pak centimetra për të përshkuar ketë aks nevojiten zinxhirë pasi ka prezencë akulli
Ndërkohë gjatë natës një pjesë e madhe e qytetit, por edhe disa fshatra të Malësisë kanë qenë pa energji elektrike, por dritat janë rikthyer në mëngjes.