Reshjet dëmtojnë Rrugën e Kombit
Rama: Ndërhyrja nga koncesionari

Reshjet dëmtojnë Rrugën e Kombit<br />Rama: Ndërhyrja nga koncesionari
Në dy pika të Rrugës së Kombit, reshjet e fundit ka krijuar çarje masive të malit për shkak të mungesës së një studimi serioz gjeologjik gjatë ndërtimit të saj. Sipas specialisteve çarja shkon deri në 60 cm thellësi, por me e keqja pritet të vije, pasi siç thonë ata, mund të çahet gjithë mali.

Kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi një prej pikave në segmentin Rrëshen-Kalimash, nënvizoi se zgjidhja e këtij problemi do të jetë puna e parë e kompanisë që do të mirëmbajë rrugën.

Kryeministri inspektoi edhe një sërë projektesh që kanë nisur të zbatohen, apo që kanë përfunduar në kuadër të rilidjes urbane në Mirditë.
Rikualifikimi urban i sheshit të qytetit të Rrëshenit, një investim me vlerë 187 milion lekë; shkolla e mesme e qytetit për të cilën u investuan 119 milionë si dhe rruga hyrëse e Rrëshenit, projekt i qeverise që parashikon të marre nga buxheti 149 milionë lekë, janë disa nga ndërhyrjet e zbatuara në bashkine e Mirditës.

Një investim prej 33 milionë lekë i ka dhënë zgjidhje përfundimtare edhe rrezikut të përmbytjeve në këtë zonë, pasi është ndërtuar muri mbrojtës në lumin Fan i Vogël. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh