Reshjet e dëborës/ ARRSH: Moti do përkeqësohet, këto janë akset rrugore të bllokuara

Reshjet e dëborës/ ARRSH: Moti do përkeqësohet, këto janë akset rrugore të bllokuara

Foto ilustruese

ARRSH ka njoftuar gjendjen më të fundit të akseve rrugore kryesore të vendit. Sipas ARRSH, gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri ne Qafë Muzinë është e rënduar për shkak te temperaturave te ulëta dhe reshjeve intensive te bores.

Kështu, në Rajoni Verior Shkodër, gjatë natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet. Kontraktoret kanë bërë pastrimin dhe trajtimin më kripe te gjithe segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir ne akset Kukes - Bushtrice dhe Kukes - Ura e Zapodit, Qafe Lac - Koman, Koplik – Boge, Dedaj - Razem. 

Ne segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqize – Peshkopi aktualisht levizja e mjeteve kryhet pa zinxhire por rekomandojme perdorimin e zinxhireve dhe gomave te bores pasi rreshjet po intensifikohen. 

Në rrugë Ura e Çereneçit - Steblevë, po punohet me borepastruese dhe fadroma per pastrimin e rruges dhe qarkullimi kryhet me zinxhire vetem ne pjesen fundore. 

Ne këto segmente qarkullimi kryet me zinxhirë
Qafe Mali - Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafe Qele - Puke - Fushe Arrez – Kukes, Shkoder – Hani I Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllate. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.

Ne Rajonin Qendror Tirane: Gjate nates dhe tani , ka rreshje shiu dhe bore. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripe. Segmenti Qafë Priske - Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhire. Rreshje te dobeta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht per pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Ne Librazhd - Qafe Thane, ka patur rreshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Ne Qarqet Korce dhe Gjirokaster ka reshje me intensitet te larte. Ne akset e Korces trashesia e bores shkon rreth 20 cm. Ne akset e Dardhes, Voskopojes, Korce - Qafe Qarri - Erseke, Liqenas - Dogana Gorice, qarkullohen me zinxhire. Aksi Kryesor Qafe Thane - Pogradec - Korce - Kapshtice, qarkullohet me zinxhire. 
Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafe Dushk dhe Sevaster – Kalivac, Permet – Carshove, Ura e Leklit – Kelcyre , Jorgucat - Muzine - Syri i Kalter, Gjirokaster-Tepelene dhe Gjirokaster Kakavije, qarkullohet vetem me zinxhire. Rruga Dukat - Llogara - Sarande eshte e hapur dhe qarkullohet pa zinxhire.

"Sipas parashikimit meteorologjik moti do të perkeqesohet, do ju njoftojme here pas here per ndryshimin e gjendjeve te akseve kryesore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit", thuhet në njoftimin e ARRSH.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale